Skuadra e Tottenhamit ka kompletuar huazimin e sulmuesit të Leipzigut, Timo Werner.
Sulmuesi gjerman është huazuar tek gjelat e Londrës deri në fund të edicionit.
Tottenhami e ka mundësinë e transferimit të plotë të Wernerit në fund të edicionit. Ai do ta bartë fanellën me numër 16.
Kjo do të jetë eksperienca e dytë e tij në Angli, pasi më parë u paraqit për Chelsean.
Werner këtë edicion ka realizuar dy gola në 14 paraqitje në gjitha garat për gjermanët.


