Asamblistja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dafina Alishani ka konfirmuar se sot qeverisja e PDK-së në Prizren e ka nënshkruar një kontratë për “mirëmbajtjen e oborreve dhe kopshteve të objekteve shëndetësore” me vlerë 155 mijë euro.
Alishani ka reaguar ndaj kësaj duke u shprehur se nuk ka nevojë të harxhohen këto para kot sepse sipas saj në shëndetësi janë 45 persona staf teknik të cilët mund ta kryejnë këtë shërbim i cili ka kontratë trevjeçare me Caristas-in e që ka afat kohor deri në vitin 2025.
Ajo ndër të tjera shton se Komuna e Prizrenit, po ashtu ka tender aktive që lejon blerjen e pajisjeve jomedicionale dhe ta kryejnë shërbimin përmes stafit të drejtorisë së shëndetësisë.
Përkundër këtyre, Alishani i drejtohet kryetarit te Komunës së Prizrenit, Shaqir Totajt duke lënë të kuptohet se ai nuk po din ta menaxhojë punën me kontratën në fjalë dhe se nuk e ka prioritet qytetarin.
Tutje Alishani shprehet bindshëm që shëndetësia duhej t’i kishte prioritet shërbimet që i prek qytetarët, jo oborret të cilët ju shërbejnë , siç ka thënë ajo për hajni.
“Deri tani nuk kam pa që ndonjë qytetar që është ankuar se pse nuk ka trëndafila në oborre të QKMF, por është ankuar për mungesë të shërbimeve o talent”, tha ndër të tjerash ajo në një postimin e saj.
Postimi i Plotë i Alishanit.