Ylli i futbollit, Toni Kroos ka vendosur t’i japë fund karrierës. Mesfushori i Real Madridit do të përshëndetet pas Euro 2024. Këtë e bëri të ditur të martën vetë 34-vjeçari.
Kroos e bëri të ditur vendimin në “podkastin” e tij “Einfach mal Luppen”.
Karriera e Krossit është impresive.
Ka fituar çdo gjë të mundur me Real Madridin dhe atë nga shumë herë.
Ai pritet të jetë lojtari kryesor i Gjermanisë në Evropian.


