Në disa zona të Tiranës shpesh vërehet keqmenaxhim i mbetjeve. Në foto duket se kontejnerët janë të amortizuar dhe mbeturinat janë hapur kudo/ Për këtë përgjegjësia bie te kompanitë e pastrimit.
Me afrimin e zgjedhjeve kryebashkiaku Erion Veliaj duket se po investon te koshat e mbeturinave, por jo aty ku duhet.
Sipas JOQ-albania bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-60166-02-23-2023 dhe objekt “Blerje Kosha Stola Dekorative”. Ky tender ka si fond limit vlerën 526 milionë lekë.
Pra, në një kohë kur Tirana po mbulohet nga plehrat, investimi po shkon për fasadën. Shuma që po shpenzohet për disa kosha dekorativë, që në një qendër urbane nuk hyjnë në punë, duket mjaft e lartë.



