Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj ka dalë nga seanca e Parlamentit të Kosovës, e më pas iu iu është bashkuar veteranëve të luftës së UÇK-së të cilët janë duke protestuar në kundërshtim të projektligjit për pagën minimale.
“Kemi kërkuar që të pauzohet seanca për shkak që kemi kërkuar dialog me shoqatat. Unë jam veterane dhe ju kam bashkëngjit si e tillë. Është një pauzë në seancë ne kemi kërkuar partitë opozitare që të ndërpritet seanca sepse është e padrejtë kjo që janë detyruar veteranët të protestojnë për minimumin e pagës që është e garantuat me ligj dhe kemi kërkuar që qeveria të reflektoj dhe të filloj dialogu me shoqatat”, tha ajo.