Pas raportimeve se disa studentë që po marrin pjesë në Universitetin Veror të Prishtinës, në mesin e tyre edhe disa nga Serbia, do ta vizitojnë ditën e sotme Prekazin, kanë reaguar “Shqiponjat e Zeza”, tifozët e ekipit futbollistik “Drenica”.
Në reagimin e këtij grupi të tifozëve thuhet se serbët nuk mund të shkelin vendin ku u zhvillua një nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ku prehen trupat e familjes dhe të komandantit legjendar Adem Jashari.
“Nuk duam t’ia dimë sa kohë ka kaluar, nuk duam t’ia dimë as për gjeneratat e reja “kurioze” të tyre, sepse po të ishin aq kuriozë për Prekazin do mjaftonte t’i pyesnin familjarët e tyre se si në ato varre prehen shumë pleq, gra, fëmijë e burra të gjakut tonë të cilët u vranë e u masakruan të pafajshëm!” thuhet në reagimin e tyre.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02vrVu6ZePtdookR6swdZTzgrbFTUctHtMEC2nxCLXRq7A2oRzpmEA5JZX2B64gPFbl&id=427964033975555

