KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët me tri vaksinat sipas kalendarit
Shëndetësi

Thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët me tri vaksinat sipas kalendarit

Kosova News
Kosova News 14:30 -11/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Vaksina të reja të cilat janë përfshirë në kalendarin e vaksinimit të rregullt në Kosovë për vitin 2023-2024, kanë filluar të administrohen si pjesë e rregullt e kalendarit që nga ky muaj.

Zyrtarë nga institucionet shëndetësore të imunizimit u kanë bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që t’i vaksinojnë fëmijët me këto tri vaksina sipas kalendarit.

Ata theksojnë se bazuar në rekomandimet e OBSH-së, vaksinat janë të sigurta dhe efikase në parandalimin e sëmundjeve.

Vaksina kundër Human Papilloma Virusit, ajo kundër Rotavirusit dhe vaksina kundër Pneumokokut, tani e tutje do të jenë pjesë e kalendarit të rregullt të vaksinimit në Kosovë dhe kanë për qëllim parandalimin e sëmundjeve infektive.

Faik Hoti, nga Instituti i Shëndetit Publik, ka thënë për Radio Kosovën se vaksinat janë të verifikuara dhe të rekomandua nga OBSH-ja, ndërsa prindërit duhet të jenë të vëmendshëm t`i vaksinojnë fëmijët. Hoti ka shpjeguar se nga cilat mosha mund të merren këto vaksina.

“Vaksina kundër Rotavirusit do të jepet te fëmijët dy muajsh dhe  katër muajsh. Vaksina kundër Pneumokokut do të jepet në moshën 2 muajsh, 4 muajsh dhe doza e tretë në moshën njëvjeçare . Ndërsa, vaksina kundër Human Papilloma Virusit, do të bëhet në shkolla për vajzat e moshës 12 vjeçe”, ka thënë Hoti.

Udhëheqësja e njësisë së vaksinimit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Xhevrie Canolli, thotë se nga data 2 tetor kanë filluar më kalendarin e ri të imunizimit që përfshijnë këto tri vaksina të reja dhe se interesim i qytetarëve është i madh. 

“Vaksina kundër Pneumokokut mbron fëmijët e vegjël nën moshën pesë vjeç dhe veçanërisht te fëmijët nën dy vjeç, nga pneumonia. Vaksina kundër Rotavirusit i mbron fëmijët e vegjël nën dy vjeç nga shkaktari i bark qitjes. dhe vaksina kundër Human Papilloma Virusit, bëhet për të ulur sëmundjen dhe vdekshmërinë nga kanceri i qafës së mitrës. Kjo vaksinë jepet nga viti i ardhshëm dhe është planifikuar për vajzat e reja që janë në klasën e gjashtë”, shpjegon Canolli.

Përfshirja e vaksinave të reja në kalendarin e rregullt të vaksinimit pritet të rezultojë me ulje të sëmundjeve dhe vdekshmërisë, si dhe kursime në shpenzimet për kujdesin shëndetësor.

Gjithashtu lexoni:

Kurti e Vitia vendosin gurthemelin e QKMF-së 2.4 milionëshe në Shtime

125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit

Problemet me përcaktimin e çmimeve të produkteve farmaceutike, reagon Shoqata

Kosova ndalon importin e deleve e dhive nga Shqipëria

Kurti e Vitia marrin pjesë në përurimin e renovimit të Repartit të Pulmologjisë në Prizren

Kosova News 11/10/2023 11/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Raportohet për mbi 450 të vrarë nga sulmet izraelite në Iran
15:58 -17/06/2025
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e tij
15:58 -17/06/2025
“Do të përshkallëzojë luftën në gjithë rajonin”: BE kundër përfshirjes ushtarake të SHBA-së në konfliktin Izrael-Iran
15:54 -17/06/2025
Rritet numri i udhëtarëve dhe fluturimeve në aeroportin “Adem Jashari”
15:30 -17/06/2025
Kryetari i Listës Serbe ftohet për intervistim nga Prokuroria Speciale
15:06 -17/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?