Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot gjatë ditës një person është therur me mnjet të mprehtë (brisk) në Mitrovicë.
“Sot, orës 12:40, Policia ka pranuar informacion për një person të lënduar në rrugën ‘ Dëshmorët e Kombit’ në Mitrovicë.
Nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, bëhet e ditur se si pasojë e përleshjes, një person i moshës se mitur ka pësuar lëndime që dyshohet të i jenë shkaktuar nga një mjet i mprehtë (brisk).:, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia bën të ditur se në cilësi të të dyshuarit është arrestuar një person po ashtu i moshës së mitur, ndërsa në cilësi të provës materiale është konfiskuar mjeti i mprehtë (brisk).
“Të dyshuarit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë.
Hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetime për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me veprën penale”, thuhet në njoftimin e policisë.


