KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës për dëmin ndaj Telekomit
Siguri

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës për dëmin ndaj Telekomit

Kosova News
Kosova News 09:54 -27/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-kryeshefit të Telekomit, Agron Mustafa për rastin “PAYKOS”, e që dëmi ndaj Telekomit pretendohet të jetë afër 7 milionë euro.
Mustafa ngarkohet se ka kryer veprën penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”.

Në vendim, i cili rezulton të jetë marrë më 5 mars 2024, thuhet se Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave të paraqitur nga mbrojtësi i Mustafës, avokati Driton Muharremi.

Avokati Muharremi kishte kërkuar që aktakuza të hedhet me pretendimin se nuk e plotëson as standardin minimal të dyshimit të bazuar se i pandehurit Mustafa ka kryer veprën penale që i vihet në barrë, si dhe provat që gjenden në shkresat e lëndës nuk provojnë që i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Mbrojtja po ashtu ka kundërshtuar edhe super-ekspertizën, me pretendimin se Prokurori i Shtetit në lidhje me angazhimin e ekspertëve jashtë vendit, ka vepruar në kundërshtim me nenin 9 dhe 10 të Ligjit për Ekspertë Gjyqësor.

Kërkesën për kundërshtim të provave dhe hedhje të aktakuzës, kjo gjykatë e ka refuzuar si të pabazuar, me arsyetimin se aktakuza si e tillë është përpiluar në pajtim me nenin 235, paragrafi 1 të KPPRK-së si dhe e njëjta nuk përmban të meta të atilla që pamundësojnë vazhdimin e procedurës penale dhe se përmban të gjitha elementet e nevojshme që të mund të procedohet tutje.

Sipas këtij vendimi, gjykata ka konstatuar se për t’u vërtetuar fajësia apo pafajësia e të pandehurit Mustafa, duhet të shkohet në shqyrtim gjyqësor, andaj edhe vlerëson se në këtë fazë të procedurës të gjitha këto pretendime të mbrojtjes janë të pabazuara, shkruan Betimi për Drejtësi.

Ndryshe, për këtë çështje penale kjo gjykatë më 9 janar 2024 ka mbajtur seancën fillestare në të cilën i pandehuri Mustafa ishte deklaruar i pafajshëm për veprën penale për të cilën akuzohet.

Sipas aktakuzës, Mustafa në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv të Telekomit të Kosovës SH.A në Prishtinë, më 16 mars 2015 e në vazhdimësi me dije ka vepruar në dëm të PTK-së, ashtu që fillimisht ka lidhur kontratë – marrëveshje me Paykos L.L.C ku operatori ekonomik luan rolin e ndërmjetësuesit/distributorit të shitjes tek pala e tretë për shitjen e produkteve kryesisht mbushje elektronike dhe kode të gjeneruara elektronike për kartela gërvishtëse, çmimet e produkteve dhe shërbimeve kanë përfshirë edhe TVSH-në, ku provizioni total i shitjes ishte 9.7% të transaksionit.

Tutje, akti akuzues thotë se Mustafa me dashje dhe me qëllim që t’i shkaktojë dëm material Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës”, ka nënshkruar vazhdimisht ankese shtesë ku secili lloj i provizionit që do të paguhet ndaj operatorit ekonomik i është shtuar përqindja në TVSH, duke e favorizuar kështu Paykosin në njërën anë e në anën tjetër e ka dëmtuar Telekomin e Kosovës.

Sipas akuzës, të dëmshme janë vlerësuar Aneksi II, III, V dhe VI, Memorandumi i vitit 2016 dhe Marrëveshja komerciale-bashkëpunimi-ofrimin e shërbimeve për lojë shpërblyese.

Me lidhjen e këtyre anekseve-marrëveshjeve, akuza thotë se Mustafa me dije ka vepruar në dëm të ndërmarrjes që vazhdimisht i ka ndryshuar kushtet e kontratës në disfavor të ndërmarrjes që ka përfaqësuar, në vend që t’i mbrojë interesat e saj, ashtu që i njëjti me dashje i ka shkaktuar dëm në shkallë të madhe Telekomit të Kosovës, dhe atë në vlerë prej 6 milionë e 796 mijë e 732 euro.

Ndryshe, Mustafa ngarkohej edhe në një rast tjetër, për të cilin në dhjetor të vitit 2022, Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë, e cila më 21 shtator 2021, kishte shpallur aktgjykim lirues ndaj tij dhe dy ish-drejtuesve tjerë të Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK), Ejup Qerimi dhe Rexhë Gjonbalaj, të akuzuar për korrupsion.  

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj ish-kryeshefit të Telekomit, Agron Mustafa i shkaktoi dëm telekomit 7 milionë euro

Gjithashtu lexoni:

Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë

Aksident me fatalitet në Prishtinë

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Kosova News 27/04/2024 27/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
14:53 -08/08/2026
Aksident me fatalitet në Prishtinë
14:15 -08/08/2026
Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit
13:58 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?