KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Themelohet edhe në Gjilan Dega e Partisë GUXO, zgjedhen Kryesia e kryetari i Degës
Politikë

Themelohet edhe në Gjilan Dega e Partisë GUXO, zgjedhen Kryesia e kryetari i Degës

Kosova News
Kosova News 15:49 -08/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Është themeluar edhe në Gjilan Dega e Partisë GUXO.

Kjo është bërë në prani të rreth 120 delegatëve dhe mysafirëve të shumtë.

Kuvendi i kësaj partie ka zgjedhur edhe kryetarin e Degës, avokatin Ilir Rashiti, Kryesinë e Degës dhe delegatët e saj duke arritur kështu një etapë tjetër të rëndësishme të konsolidimit të Partisë Guxo në Kosovë dhe jashtë vendit.

Kryetarja e partisë GUXO që njëherit është edhe ministre e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se Gjilani gjithnjë ka qenë qendër e rezistencës dhe burim i ndryshimit.

“Dhe ky ndryshim do të bëhet edhe më shpejtë dhe i dukshëm me një strukturë të konsoliduar mirë të Partisë Guxo në Gjilan. E ardhmja iu takon atyre që guxojnë!”, ka thënë Gërvalla me rastin e themelimit të Degës në Gjilan.

Fjala e plotë e kryetares dhe ministres Gërvalla:

Gjilani i shtohet vargut të degëve të Partisë Guxo

Në Gjilan, në prani të rreth 120 delegatëve dhe mysafirëve të shumtë u themelua dega e Partisë Guxo. Kuvendi zgjodhi kryetarin e degës, avokatin Ilir Rashiti, kryesinë e degës dhe delegatët e saj duke arritur kështu një etapë tjetër të rëndësishme të konsolidimit të Partisë Guxo në Kosovë dhe jashtë vendit.

Falënderoj kryetarin Rashiti dhe ekipin e tij për gatishmërinë e tyre për të përqafuar programin dhe idetë e Partisë Guxo dhe ju uroj suksese të shumta.

Falënderim i madh i takon edhe këshillit iniciues, aktivistëve të palodhur Naser Arifi, Sadullah Behluli, Burim Demiri, Nazif Hoti, Nexhmedin Bllaca dhe të gjithë atyre, që me angazhimin e tyre e bënë të mundur themelimin e degës në Gjilan.

Një falënderim i veçantë i takon edhe kryetarit të komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe përfaqësuesve të tjerë të LVV për pjesëmarrjen në Kuvendin tonë. Partia Guxo dhe Lëvizja Vetvendosje kanë ndërtuar një partneritet të frytshëm jo vetëm në rrafshin nacional, por edhe në komuna, me synimin e përbashkët për çuar në vend vullnetin e përbashkët qytetar për një qeverisje me faqe të bardhë dhe duar të pastra.

Falënderoj nga zemra edhe znj. Shukrije Ramadani për pjesëmarrjen e saj në këtë kuvend themelues.

Gjilani gjithnjë ka qenë qendër e rezistencës dhe burim i ndryshimit. Dhe ky ndryshim do të bëhet edhe më shpejtë dhe i dukshëm me një strukturë të konsoliduar mirë të Partisë Guxo në Gjilan.

E ardhmja iu takon atyre që guxojnë!

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Presidenti duhet të jetë konsensual, VV heq dorë nga posti – kërkon marrëveshje me LDK, PDK dhe AAK për një figurë unifikuese

Kurti shfaqet në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Shërbimit Korrektues

Deputetët e PDK-së bllokojnë edhe sot hyrjen e Qeverisë

Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

Abdixhiku: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?