KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Thaçi, për gazetën gjermane FAZ: Nuk e shoh veten më në garën politike
Lajme

Thaçi, për gazetën gjermane FAZ: Nuk e shoh veten më në garën politike

KosovaNewss
KosovaNewss 19:58 -10/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë me shkrim për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Ai ka folur për përvojën e tij gjatë paraburgimit, procesin gjyqësor dhe të ardhmen politike. Thaçi ndodhet në vitin e gjashtë të paraburgimit në Hagë derisa është në pritje të vendimit përfundimtar.

Duke folur për jetën e tij politike, Thaçi deklaroi se nuk e sheh veten më në garën politike, por jo edhe tërësisht jashtë jetës publike.

“E shoh garën politike pas vetes, por jo jetën time politike. Si qytetar i lirë i Kosovës do të vazhdoj t’i shërbej vendit”, u shpreh ai.

Thaçi foli edhe për humbjen e babait të tij, duke e cilësuar si një dhimbje të madhe faktin që nuk mundi të marrë pjesë në varrim.

“Ky është një dhimbje që do ta mbaj me vete gjithë jetën”, tha ai.

Sa i përket akuzave, ai mbështeti argumentet e ekipit të tij mbrojtës, duke theksuar se struktura e UÇK-së nuk kishte një zinxhir të qartë komandues, çka sipas tij e bën të pamundur mbajtjen e përgjegjësisë për veprime individuale në terren.

Ai shtoi se Gjykata Speciale u krijua fillimisht për të hetuar pretendimet për trafikim organesh, të cilat sipas tij nuk janë përfshirë fare në aktakuzën aktuale.

Thaçi shprehu shqetësimin se procesi gjyqësor mund të shtrembërojë perceptimin historik të luftës në Kosovë, duke barazuar në mënyrë të padrejtë veprimet e palëve. Ai theksoi se krimet e kryera nga forcat serbe gjatë viteve 1998–1999 janë të dokumentuara gjerësisht dhe nuk mund të relativizohen.

Duke folur për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë në vitin 1999, Thaçi e cilësoi atë si të drejtë dhe të domosdoshme, duke theksuar se ajo u bazua në vlerat e lirisë dhe mbrojtjes së jetës njerëzore.

Në aspektin politik dhe diplomatik, ai theksoi se qëllimi i tij ka qenë gjithmonë arritja e një marrëveshjeje përfundimtare paqeje me Serbinë, me njohje reciproke.

Thaçi nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, duke shprehur shqetësim për stagnimin e viteve të fundit në këtë drejtim.

Sa i përket situatës së brendshme politike në Kosovë, Thaçi u shpreh se interesat e qytetarëve duhet të vendosen mbi ato partiake, pa dhënë këshilla konkrete për koalicione politike.

“Procesi ndaj Thaçit dhe të tjerëve konsiderohet një ndër rastet më të rëndësishme për drejtësinë ndërkombëtare dhe për interpretimin historik të luftës në Kosovë”, shkruan mes tjerash FAZ

Gjithashtu lexoni:

Kurti merr pjesë në hapjen e bazës operative të Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

Kufijtë e Kosovës pa pritje, qarkullimi zhvillohet normalisht

Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

KosovaNewss 10/04/2026 10/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Bastisen dy shtëpi në Podujevë/ Konfiskohen armë e municion, dy të dyshuar në kërkim
11:03 -22/07/2026
Raportohet se një polic i Kosovës është gjetur i vdekur në Kukës
10:47 -22/07/2026
​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje
10:30 -22/07/2026
Aksion i madh i policisë në Prizren dhe Suharekë, kontrolle në autoparkime
10:07 -22/07/2026
Kurti merr pjesë në hapjen e bazës operative të Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës
10:02 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?