KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tetë vite pas nisjes së projektit OSHP-ja hapë rrugë për nënshkrimin e kontratës 24 milionëshe për përfundimin e Spitalit të Ferizajt
Shëndetësi

Tetë vite pas nisjes së projektit OSHP-ja hapë rrugë për nënshkrimin e kontratës 24 milionëshe për përfundimin e Spitalit të Ferizajt

Kosova News
Kosova News 11:00 -04/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas një zvarritjeje disa vjeçare, projekti për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj më në fund ka hyrë në një fazë të re. Vendimi i fundit i Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka hapur rrugën për nënshkrimin e kontratës për vazhdimin e ndërtimit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, projekt i cili ka mbetur i papërfunduar që nga viti 2018.

Projekti fillestar për ndërtimin e spitalit kishte nisur në maj të vitit 2018 dhe ishte paraparë të përfundonte në vitin 2021. Megjithatë, që në fillim ai u përball me mangësi të theksuara, pasi plani i hartuar “i ngjante më shumë një projekti ideor sesa një projekti zbatues”. Për shkak të këtyre problemeve, në fund të vitit 2021 kontrata u ndërpre.

Në vitin 2023, Ministria e Shëndetësisë kontraktoi një kompani për hartimin e detyrës projektuese për Spitalin e Ferizajt, duke synuar rikonceptimin dhe përgatitjen e një projekti të plotë zbatues. Në dhjetor 2024, në një mbledhje të Qeveria e Kosovës, u miratua propozim-vendimi për nisjen e procedurave për ndërtimin e Spitalit të Ferizajt, projekt me vlerë rreth 28 milionë euro.

Ky vendim i hapi rrugë inicimit të aktivitetit të ri të prokurimit gjatë vitit 2025. Ministria inicioi në prill të vitit 2025 aktivitetin e prokurimit me titull “Ndërtimi i Objektit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj – vazhdim projekti”, me vlerë të parashikuar prej 27,973,970.95 euro.

- Reklamë -

Gjatë fazës së tenderimit, aktiviteti u përball me disa kërkesa për rishqyrtim ndaj dosjes së tenderit. Ofertat u hapën në korrik 2025, ndërsa procesi i vlerësimit përfundoi më 12 nëntor 2025. Si ofertuesi më i lirë dhe i përgjegjshëm u shpall Grupi i Operatorëve Ekonomikë “ADA Consulting Group SH.P.K.; SHM Architecture SH.P.K.; Termo Consing SH.P.K.”, me ofertë në vlerë prej 23,992,180.83 euro.

Kundër vendimit për vlerësimin e ofertave u ankuan katër operatorë të tjerë ekonomikë, duke deponuar ankesat pranë Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) në fillim të muajit dhjetor 2025.

Pas rreth katër muajsh shqyrtim, me 2 mars 2026, OSHP ka marrë vendim lidhur me këto ankesa, duke i aprovuar ato pjesërisht si të bazuara, por duke lënë në fuqi vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për shpalljen e fituesit.

Ky vendim i OSHP-së i hap rrugë nënshkrimit të kontratës dhe vijimit të punimeve për përfundimin e Spitalit të Ferizajt, një projekt me rëndësi të madhe për sistemin shëndetësor dhe për qytetarët e rajonit të Ferizajt, i cili prej vitit 2018 ka kaluar nëpër sfida të shumta procedurale dhe teknike.

Gjithashtu lexoni:

Kurti premton transformim të tërësishëm të shëndetësisë

Costa: Ka pasur progres të rëndësishëm në dialogun Kosovë-Serbi, duhet të sigurojmë zbatim të plotë të marrëveshjes së Ohrit

Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin

Policia jep detaje për vdekjen e dy personave  nga Kosova në Shëngjin

Dy të rinj nga Kosova humbin jetën në Shëngjin, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Kosova News 04/03/2026 04/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Thu
20 °C
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend
20:19 -04/06/2026
Theren me thikë dy persona në Prizren, policia jep detajet e fundit
20:01 -04/06/2026
FSK-ja merr pjesë në konferencën e NATO-s në Gjermani
19:24 -04/06/2026
Kërçeli së bashku me Kurtin dhe Rizvanollin, kafen e mëngjesit te gastronomi Veton Zuka
18:59 -04/06/2026
Dita e pestë e protestës për Zvërnecin, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë
18:52 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?