KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Termokos do të fillojë shpërndarjen e faturave testuese sipas konsumit
Ekonomi

​Termokos do të fillojë shpërndarjen e faturave testuese sipas konsumit

Kosova News
Kosova News 15:05 -14/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar se për muajin mars do të fillojë kalkulimin dhe shpërndarjen e faturave me matje sipas konsumit për një mijë konsumatorë.

Sipas njoftimit, këta konsumatorë janë përzgjedhur rastësisht, sipas një mostre reprezentative në ato lagje, ku është i shtrirë rrjeti i ngrohjes, përkatësisht tek një pjesë e konsumatorëve, ku tanimë janë instaluar pajisjet matëse.

“Këta klientë do t’i marrin dy fatura në pliko, një faturë reale të faturimit sipas sipërfaqes ngrohëse dhe një draft faturë krahasuese sipas konsumit”, thuhet në komunikatën për media.

Termokosi më tej ka bërë të ditur se me dërgimin e këtyre faturave testuese fillon edhe fushata sensibilizuese e fokusuar në promovimin e kursimit dhe ndryshimit të shprehive për shfrytëzimin e ngrohjes.

“Faturat e dizajnuara sipas konsumit, tashmë janë aprovuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji. ‘Termokos’ është në proces të vazhdueshëm të testimit të softuerit dhe komponenteve tjera të projektit ‘Prishtina Heatsave’. Deri më tani 17.500 banesa kanë përfituar nga pajisjet falas në banesat e tyre, përfshi termokokat moderne, që kontrollojnë nivelin e ngrohjes”.

Ndërmarrja ka aplikuar tek të gjithë konsumatorët, që në dy javët e ardhshme të kursejnë maksimalisht ngrohjen, në mënyrë që të analizohen dhe krahasohen nivelet e konsumit individual, por edhe kolektiv.

“Këto 1.000 familje, që do të marrin faturën model do të kenë mundësi t’i analizojnë shpenzimet e veta sipas faturës me metra katrorë dhe asaj sipas konsumit”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Derisa, të dhënat fillestare analitike dëshmojnë se shumica e konsumatorëve kanë filluar të kursejnë, Termokosi ka apeluar që nga sezoni ngrohës 2024/2025 kursimi të jetë shprehi e vazhdueshme.

“Ngrohja në të ardhmen do të kalkulohet sikurse edhe rryma apo uji, me matje. Sa më shumë kursehet, aq më pak paguhet. Draft faturat testuese të konsumit, që do të shpërndahen me faturat e zakonshme të marsit kanë një shirit të kuq dhe nuk janë paraparë të paguhen”. 

Gjithashtu lexoni:

Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Kosova News 14/03/2024 14/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen tre persona
18:23 -12/07/2026
Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën
17:58 -12/07/2026
Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?