Një tërmet prej 7.8 shkallësh të Rihterit ka goditur të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë, duke shkaktuar qindra persona. Autoritetet turke thanë se numri i viktimave është rreth 250, ndërsa ato siriane mbi 300.
Qindra persona të tjerë janë lënduar në të dyja shtetet, raportoi CNN.
Epiqendra e tërmetit u regjistruar 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra janë Gaziantepit. Ndërkohë, janë regjistruar edhe disa dridhje të tjera në atë zonë me shkallë më të ulët.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi se ekipet e shpëtimit janë në gatishmëri, ndërsa iu tha turqve se “se së bashku do ta kalojmë këtë fatkeqësi”.
“Shpresojmë që së bashku ta kalojmë këtë fatkeqësi sa më shpejt dhe me sa më pak dëme të vazhdojmë punën”.