KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tentoi ta mashtronte komunën e Lladrovcit, OSHP-ja e fut në listë të zezë kompaninë ndërtuese
Ekonomi

Tentoi ta mashtronte komunën e Lladrovcit, OSHP-ja e fut në listë të zezë kompaninë ndërtuese

Kosova News
Kosova News 14:08 -05/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata e tenderëve ka marrë vendim për futjen në listë të zezë kompaninë “Korabi” nga Drenasi, pasi ajo ka tentuar të mashtronte komunën gjatë një aktiviteti të prokurimit publik.

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka marrë vendim për diskualifikimin e operatorit ekonomik N.N.T. “Korabi” nga Gllogoci nga pjesëmarrja në aktivitetet e prokurimit publik për një periudhë tremujore, lidhur me projektin: “Rehabilitimi i rrugës dhe ndërtimi i trotuarit Arllat–Negrovc dhe Vuqak”, të iniciuar nga Komuna e Drenasit.

Vendimi është marrë, më 19 janar 2026, pas shqyrtimit të kërkesës së Autoritetit Kontraktues Komuna Drenas, e cila kishte pretenduar se operatori ekonomik kishte paraqitur dokumente me përmbajtje të rreme apo të falsifikuara, konkretisht lidhur me angazhimin e inxhinierit Vehbi Goxhuli.

Sipas arsyetimit të OSHP-së, nga provat e shqyrtuara dhe deklaratat e palëve, është konstatuar se ka mospërputhje serioze ndërmjet dokumentacionit të dorëzuar nga operatori ekonomik dhe deklarimeve të inxhinierit, i cili ka mohuar autorizimin për përdorimin e dokumenteve të tij për këtë aktivitet prokurimi dhe ka pretenduar falsifikim të nënshkrimit.

Megjithatë, paneli shqyrtues ka marrë parasysh edhe faktin se komunikimi dhe pagesat ndërmjet operatorit ekonomik dhe inxhinierit kanë vazhduar edhe gjatë vitit 2025, përfshirë pagesën e pagave dhe kontributeve pensionale, çka ka ndikuar që masa e diskualifikimit të kufizohet në periudhë prej tre muajsh, nga 14 janari deri, më 14 prill 2026.

OSHP-ja ka bërë të ditur se kundër këtij vendimi nuk lejohet ankesë administrative, por pala e pakënaqur ka të drejtë të iniciojë padi në gjykatën kompetente brenda afatit ligjor prej 30-ditësh.

Gjithashtu lexoni:

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

KRU “Prishtina” njofton mbi gjendjen e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc

Murati: FMN-ja e rendit Kosovën ndër vendet me rritjen më të shpejtë ekonomike në vitet e ardhshme

Autostrada 200-milionëshe Shkup-Bllacë, Basha uron që RMV-ja t’i ndërtojë në afat 10 kilometrat e mbetura

Kosova News 05/02/2026 05/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve
19:32 -08/07/2026
Konjufca e pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës
19:22 -08/07/2026
Konjufca pret organizatorët e “Newborn Kosova 2026”
18:57 -08/07/2026
Rutte: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë
18:48 -08/07/2026
Liderët e NATO-s me deklaratë të përbashkët: Sulmi ndaj njërit, sulm ndaj të gjithëve
18:16 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?