Policia e Kosovës njofton se një vrasje në tentativë ka ndodhur të dielën në rrugën “Destan Bajraktari” në Prishtinë.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se një person ka njoftuar policinë se derisa kishte qenë duke e parkuar veturën, persona të panjohur nga një veturë tjetër kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Policia njofton se nuk ka të lënduar, teksa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ku janë gjetur dhe janë konfiskuar 8 gëzhoja.
Bëhet e ditur se rasti iu dedikohet njësive përkatëse për hetime të mëtutjeshme.
Njoftimi i plotë:
VRASJE NË TENTATIVË
Rr. “Destan Bajraktari” 18.12.2022-18:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gjersa ka qenë duke parkuar veturën e tij, nga një veturë persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Përpos dëmeve materiale të lënduar nuk ka. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse ku janë gjetur dhe janë konfiskuar 8 gëzhoja. Rasti i dedikohet njësive përkatëse për hetime të mëtutjeshme.


