KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tentim-vrasja në Rahovec, gjykata ua cakton paraburgimin katër të pandehurve
Siguri

Tentim-vrasja në Rahovec, gjykata ua cakton paraburgimin katër të pandehurve

Kosova News
Kosova News 15:26 -28/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj katër të pandehurve A.H. Ç.M. B.D. dhe B.D., pasi dyshohen për vrasje të mbetur në tentativë dhe posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas kërkesës, A.H. dhe Ç.M., “me datën 24 shkurt 2024, në fshatin Krushë e Madhe, Komuna e Rahovecit, me dashje kanë tentuar të privojnë nga jeta të dëmtuarit B.D. dhe B.D.(1), nga fshati Krushë e Madhe, Komuna Rahovec”.

“…ashtu që pasi natën kritike rreth orës 23:00h të pandehurit A.H.  dhe Ç.M kishin shkuar të pajisur me armë tek shtëpia e të dëmtuarve B.D dhe B.D.(1), ku me vete  kishin armë të llojit të panjohur N.N, ashtu që pasi të njëjtit janë vërejtur nga ana e të dëmtuarve kanë gjuajtur disa herë në drejtim të tyre duke iu shkaktuar lëndime trupore gjendje kjo e  konstatuar nga raporti mjekësor i QKMF-së Rahovec, duke ikur më pas në drejtim të panjohur deri  kur paraqitet për ndihmë të parë në Spitalin Rajonal të Prizrenit për shkak të lëndimeve të marra  trupore”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Po ashtu në kohën dhe vendin e njëjtë, i pandehuri B.D. me dashje ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarit A.H. dhe Ç.M.

“Me t’i vërejtur në rrugë menjëherë e njofton vëllain e tij  B.D.(1), dhe nga shtëpia ka gjuajtur me armë të tipit AK – 47 shumë herë duke i shkaktuar lëndime  trupore tek i dëmtuari A. H., ndërsa B.D.(1), sapo ishte informuar nga vëllai i tij B. D., kishte marrë  veturën e tipit ‘N……’, duke dalur në një rrugë tjetër dhe ka gjuajtur jashtë veturës me armën e tipit  M-57, në drejtim të të dëmtuarve, duke shkaktuar kështu lëndime trupore, siç është konstatuar nga  raporti mjekësor i Spitalit Rajonal të Prizrenit”, ndërsa Prokurori i Shtetit ndaj të pandehurve ka  kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh”.

Gjyqtari me datën 26 shkurt 2024 ka konsideruar se janë përmbushur  kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të pandehurve Ç.M., B.D. dhe  B.D.(1), pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me  sukses të procedurës penale.

“Ndërkaq me datën 27 shkurt 2024, pas mbajtjes së seancës dëgjimore në ambientet e Spitalit Rajonal të Prizrenit, për të pandehurin A.H., i cili ndodhet i  shtrirë, po ashtu ka caktuar masën e paraburgimit, por për shkak të plagëve të marra nga armët  e zjarrit më 24 shkurt 2024, ai do të qëndrojë në spital deri sa mjekët të vlerësojnë se gjendja e  tij shëndetësore është e përshtatshme për të dërguar në qendrën e paraburgimit. Në këtë periudhë, oficerët korrektues do ta mbajnë nën përkujdesje të tyre”, bëhet e ditur më tej.

Gjithashtu lexoni:

Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë

Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës

IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës

Muja: Sipas analizave të AUV Qumshtorja Vita përdori  vajin e palmës të padeklaruar në disa brende të qumshtit UHT

Kosova News 28/02/2024 28/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
69%
1 km/h
Tue
34 °C
Wed
33 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
30 °C

Lajmet e Fundit

Tërmet i fuqishëm në Kolumbi, shkon në 77 numri i të vdekurve
19:45 -10/08/2026
Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet
19:40 -10/08/2026
Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë
19:38 -10/08/2026
MINT intensifikon kontrollet: Nga tregu po tërhiqen produkte të Qumështores Vita, përfshirë edhe qumështin UHT që përmban vaj palme
19:32 -10/08/2026
Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet
18:56 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?