KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Tensionet Kosovë – Serbi shkaktare për rënien e investimeve të huaja
Siguri

​Tensionet Kosovë – Serbi shkaktare për rënien e investimeve të huaja

Kosova News
Kosova News 13:59 -18/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë e situata e përgjithshme politike në vend po konsiderohen të jenë shkaktarë kryesorë për rënien e investimeve të huaja – për mbi 12 për qind gjatë periudhës prill-qershor të këtij viti.

Ekspertë të ekonomisë vlerësojnë se çështjet e hapura me Serbinë duhen mbyllur sa më shpejtë në mënyrë që investitorët të mos kenë pasigurinë se çka do të ndodhë në Kosovë, nëse duan të investojnë.

Ndërkaq, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mohon të ketë pasur rënie të investimeve, derisa thonë se në muajt janar-gusht 2023 ka rritje për 4.3 milionë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas raportit “Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë TM2 2023” të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) thuhet se investimet e huaja direkte në periudhën prill-qershor 2023 rezultojnë të kenë shënuar rënie prej 12.5 për qind, duke arritur vlerën prej 184.4 milionë euro.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna tha se situata aktuale Kosovë-Serbi është ndër arsyet kryesore për rënien e investimeve të huaja direkte në vend. Ai shtoi se shkak mund të jetë edhe se investitorët potencial janë duke e hulumtuar tregun.

Rafuna potencoi se duhet avancuar me politika fiskale dhe duhet eliminuar barrierat administrative në mënyrë që Kosova të bëhet një ambient i të bërit biznes.

Ai shtoi po ashtu se qeveria duhet krijuar një Grup-punës për të shqyrtuar se cilat janë pengesat e të bërit biznes në Kosovë, krahasuar me vendet e rajonit.

Rafuna: Situata me Serbinë shkak kryesor për rënien e investimeve të huaja

“Shkaktarët kryesorë që kanë ndikuar janë situata në të cilën gjendemi, tensionet me Serbinë që i kemi. Kjo ka qenë një prej faktorëve, e dyta është mos gjetja ose hulumtimi, edhe investitorët potencial janë duke e hulumtuar tregun. Mirëpo, ne duhet të avancojmë shumë me politika sidomos fiskale, por edhe me eliminimin e shumë barrierave të shumta që janë qoftë administrative ose jo administrative… qeveria duhet të lëvizë shumë shpejt, për ta bërë një Grup punues për të parë se cilat janë pengesat e të bërit biznes në Kosovë, krahasuar me vendet e rajonit. Sepse, ne së pari krahasohemi me vendet e rajonit, dhe e dyta çështjet që i kemi sidomos të hapura me Serbinë të mbyllen sa më shpejtë, dhe investitori të mos ketë atë pasigurinë se çka do të ndodhë në Kosovë, nëse unë shkoj dhe investoj”, tha Rafuna.

Ndërkaq, profesori i ekonomisë, Muhamet Sadiku potencoi se Kosova në një periudhë pak më të gjatë nuk qëndron mirë me fluksin e investimeve të jashtme. Ai shtoi se situata e përgjithshme politike po ndikon në pengimin e investimeve të jashtme në vendin tonë.

Sadiku theksoi se pavarësisht se Kosova ka një legjislacion të pavarur, që i përngjan atij të Bashkimit Evropian, ka ngecje në zbatimin e këtij legjislacion. Sipas tij, ky fakt mund të konsiderohet si arsye për rënien e investimeve të huaja.

“Në një periudhë pak më të gjatë Kosova nuk qëndron mirë me fluksin e investimeve të jashtme… Arsyet duhet kërkuar se Kosova nuk ka arritur që ta krijojë një mjedis miqësor për investime, një mjedis miqësor e të bërit biznes. Pavarësisht se Kosova e ka një legjislacion të përparuar, i cili i përngjanë legjislacionit të Bashkimit Evropian, por mbeten mjaftë të ‘çara’ në zbatimin e këtij legjislacioni. Prandaj, në këtë kuptim si pengesa të mëdha në kontraktimin e investimeve të jashtme, bëhet situata e përgjithshme politike, e cila është në Kosovë. Bëhet situata lidhur me funksionimin e sistemit ekonomik në Kosovë, lidhur me transparencën e politikave, lidhur me qeverisen në përgjithësi, me zhvillimin ekonomik… Ndërmarrjet publike janë shumë të rëndësishme, sepse imputet që dalin nga to janë të rëndësishme për ndërtimin e një konkurueshmërie në tregun e Kosovës, prandaj të huajt dëshirojnë të kenë impute konkuruese për funksionalizmin e bizneseve të tyre”, potencoi Sadiku, raporton KP.

Përkundër kësaj, Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, përmes një përgjigje me shkrim tha se sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga BQK-ja, investimet e huaja direkte, kanë rritje e jo rënie. MINT-i potencoi se “nëse krahasojmë periudhën janar-gusht 2023, me të njëjtën periudhë të vitit 2022, kemi rritje prej 4.3 milionë të vlerës së investimeve të huaja direkte (IHD)”.

“Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, investimet e huaja direkte, kanë rritje e jo rënie. Është shumë e qartë që brenda vitit jo të gjithë muajt kanë rritje të njëjtë. I kemi muajt janar, shkurt, mars, të vitit 2023 që kanë rritje të dukshme në krahasim me të njëjtit muaj të vitit 2022. Duke iu referuar të dhënave të BQK-së, del se IHD-të në pjesën e parë të vitit 2023 janë për 50.3 milionë euro më të larta, ku vlera më e madhe e investimeve të huaja ishte realizuar në muajin janar, pra 66.1 milionë euro. Duke pasur parasysh krejt këto të dhëna, shihet qartë që IHD-të janë në rritje të vazhdueshme”, thuhet në përgjigjen MINT.

Sipas raportit të BQK-së, rënia është evidentuar kryesisht në sektorët e patundshmërisë, ndërtimtarisë dhe sektorin e xehetarisë përfshirë guroret.

Gjithashtu lexoni:

Ish-drejtori i Policisë: Shkarkimin tim nga kryeministri Thaçi, e kuptova nga televizioni

30 ditë paraburgim naj të dyshuarit për shpërthimin e veturës së drejtorit të QKUK-së

​Rritja e çmimeve godet qytetarët, kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore

Arrestohet një polic në Gjilan, dyshohet për dhunë në familje

Shqiptarë e serbë të arrestuar për spiunazh: Si rrezikohet Kosova?

Kosova News 18/11/2023 18/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

E pazakontë në Lushnjë – dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit
10:11 -11/05/2025
Konfirmohen dy emrat e parë që do të largohen në verë nga Interi
10:04 -11/05/2025
Vendimtare apo një tjetër dështim? Kuvendi në tentativën e 14-të për konstituim
09:46 -11/05/2025
Peci: Vullneti ekziston, por konstituimi i Kuvendit varet nga opozita
09:38 -11/05/2025
Ish-drejtori i Policisë: Shkarkimin tim nga kryeministri Thaçi, e kuptova nga televizioni
23:43 -10/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?