Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi e ka vizituar sot komunën e Zveçanit.
Kjo vizitë është bërë vetëm tri ditë pas zhvillimeve tensionuese që ndodhën atje kundër masave për reciprocitet që mori Qeveria e Kosovës kundër Serbisë.
Gjatë vizitë në Komunën e Zveçanit, ministri Krasniqi është shoqëruar nga nënkryetari i Komunës, Florim Kelmendi, shefi i zyrës për komunitete Lulzim Peci dhe këshilltari në MPB, Erden Atiq.
Në fakt Elbert Krasniqi i ka vizituar edhe fshatrat Lip, Boletin dhe Zhazhë, me ç’rast ka bashkëbiseduar me qytetarët atje.
“Gjithashtu, në kuadër të kësaj vizite vizituam zyrën lokale për komunitete, ambulantën dhe shkollën. Koordinimi me secilën komunë të Republikës së Kosovës dhe implementimi i projekteve në shërbim dhe në të mirë të qytetarëve mbetet prioritet i qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka thënë ministri Krasniqi.




