Me tensione është përcjellë takimi në mes presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë. Temat kryesore pritej të ishte marrëveshja për mineralet e rralla, por ajo përfundoi me akuza të Trumpit se Zelensky është mosmirënjohës dhe se po luan me rrezikun për luftën e tretë botërore.
Sipas gazetarëve brenda Shtëpisë së Bardhë, ka pasur tensione në takimin mes presidentit amerikan, Donald Trump, atij ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe zëvendëspresidentit amerikan JD Vance.
Siç ka shkruar BBC, Vance e ka akuzuar Zelenskyn se është “i parespektueshëm”.
Ndërsa Trump më pas ka thënë se lideri ukrainas “po luan me luftën e tretë botërore”.
“A keni thënë vetëm një herë faleminderit?” ka qenë thënia që Vance e ka përdorur në mes të tensioneve.
Trumpi i ka thënë presidentit të Ukrainës, “ose e bëni një marrëveshje ose ne jemi jashtë”, duke ju referuar se SHBA-ja mund të heqë dorë nga ndihma ndaj Ukrainës nëse Zelensky nuk bën një marrëveshje.
Takimi është mbyllur me fjalinë e Trumpit drejtuar Zelenskyt se “ai nuk është falënderues” dhe se “kjo do të jetë shfaqje e mrekullueshme televizive”.


