Mot pranveror pritet të mbretërojë në dy ditët e ardhshme në Kosovë.
Siç tregon Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në këto dy ditë vikendi, temperaturat do të lëvizin nga -5 deri në 1 gradë minimalet, por që do të arrijnë deri në 17 gradë maksimalet.
Njoftimi i plotë:
Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 1 gradë , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i lindjes dhe juglindjes.



