KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Telekomi paralajmëron hapa ligjorë: Përmbaruesi privat po tërheq mjete përtej shumës së përcaktuar
Lajme

Telekomi paralajmëron hapa ligjorë: Përmbaruesi privat po tërheq mjete përtej shumës së përcaktuar

KosovaNewss
KosovaNewss 19:45 -15/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Telekomit të Kosovës po i shkaktohen dëme të mëdha financiare, duke e cenuar edhe stabilitetin e ndërmarrjes, me procedurat e përmbarimit të përmbaruesit privat që ende po vazhdojnë, ka thënë zëdhënësi i Telekomit, Fadil Lepaja.

Në një komunikatë për media thuhet se përmbaruesi privat ka vazhduar tërheqjen e mjeteve nga xhirollogaritë e Telekomit edhe pse shuma e tërhequr nga ai e tejkalon shumën për të cilin përmbaruesi ka lëshuar urdhër drejt bankave komerciale dhe atë të borxhit me vendimin e Arbitrazhit.

Lepaja ka thënë se përmbaruesi privat ka shkelur ligjin me tejkalimin e shumës dhe shkelje me moszhbllokimin e xhirollogarive bankare të Telekomit kur ai ka inkasuar shumën e kërkuar më urdhrin e tij përmbarimor.

“Ju njoftojmë se Përmbaruesi Privat Flamur Bogaj deri më sot, datë 15.05.2025, në bazë të raporteve bankare të pranuara nga bankat komerciale në Republikën e Kosovës, ka vazhduar me tërheqjen e mjeteve financiare nga xhirollogaritë bankare të Telekomit të Kosovës. Deri më tani, i njëjti ka tërhequr nga këto xhirollogari shumën financiare prej 13,507,195.82 €. Shuma e tërhequr nga ky Përmbaruesi Privat tejkalon shumën për të cilën ai kishte lëshuar urdhrin e tij përmbarimor drejtuar bankave komerciale, në të cilin urdhër ai kishte kërkuar shumën financiare prej 11,679,120.91 €. Kjo shumë tejkalon edhe detyrimin e pretenduar në Vendimin e Arbitrazhit, vlera e të cilit konsiston në shumën e borxhit prej 11,666,522.62 €”, ka njoftuar Lepaja.

Lepaja ka paralajmëruar se nëse përmbaruesi privat nuk i liron xhirollogaritë dhe nuk i kthen mjetet e inkasuara, Telekomi do të paraqesë kallëzim penal ndaj tij, padi civile për dëmin dhe procedurë disiplinore për tejkalim të kompetencës së tij dhe shkelje të autorizimeve të besuara me ligj.

“Ky dëm që sot është duke i’u shkaktuar Telekomit të Kosovës është vazhdimësi e një dëmi që buron nga një marrëveshje e vitit 2009 (e cila ka skaduar në vitin 2019), që si e tillë padyshim që është dhe do të mbetet si një ndër kontratat më të dëmshme në historinë e Republikës së Kosovës, dhe për të cilën organet e rendit, edhe pse të ftuara vazhdimisht për hetim dhe të njoftuar përmes kallëzimit penal, nuk kanë ndërmarrë as edhe një hap të vetëm për hetim, për dëmet e shkaktuara ndaj asetit ndër më të rëndësishmit publik ne Republikën e Kosovës”, thuhet tutje.

Gjithashtu lexoni:

Bisedimet shtyhen për nesër — Rusia dhe Ukraina në tryezën e paqes në Stamboll – Shpresë për fundin e luftës pas tre vitesh gjakderdhje

Von der Leyen publikon foton me liderët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë

Peci tregon se kë e ka cilësuar “hajvan” Albin Kurti

Abdixhiku: Kosova ka nevojë për Qeveri Nacionale të Tranzicionit

Osmani takoi përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në konsultime për funksionimin kushtetues të Kuvendit

KosovaNewss 15/05/2025 15/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
overcast clouds
20° _ 19°
53%
1 km/h
Fri
11 °C
Sat
11 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C
Tue
8 °C

Lajmet e Fundit

Krasniqi përjashton mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen
23:11 -15/05/2025
Bisedimet shtyhen për nesër — Rusia dhe Ukraina në tryezën e paqes në Stamboll – Shpresë për fundin e luftës pas tre vitesh gjakderdhje
22:55 -15/05/2025
Von der Leyen publikon foton me liderët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë
22:53 -15/05/2025
Putini refuzon të takohet me Zelenskyn
22:51 -15/05/2025
Policia konfiskohen 18 motoçikleta në Ferizaj
22:48 -15/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?