KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Telekomi i Kosovës dhe DigitAlb bashkëpunojnë për ofertën më të mirë televizive
Lajme

Telekomi i Kosovës dhe DigitAlb bashkëpunojnë për ofertën më të mirë televizive

Kosova News
Kosova News 20:52 -23/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga sot, platforma e “DigitAlb” përfshihet në ofertën e Telekomit të Kosovës.

Telekomi i Kosovës Sh.A. dhe DigitAlb Sh.A. kanë finalizuar negociatat për bashkëpunim duke e nënshkruar kontratën, sipas të cilës Telekomi i Kosovës e merr të drejtën e transmetimit të kanaleve të DigitAlb në Kosovë për dy vitet e ardhshme.

Në njoftim bëhet e ditur se abonuesve të Telekomit të Kosovës do t’u ofrohen kanalet dhe përmbajtja më e kërkuar televizive në hapësirat shqipfolëse. Këtu përfshihen: Top Channel, Klan Shqipëria, Klan Maqedonia, ligat më të njohura të futbollit evropian, filma të zhanreve më të shikuara, seriale me karaktere mbresëlënëse, programe edukative, dokumentarë magjepsës, BBVA3 që vjen në ekranet kosovare ekskluzivisht nëpërmjet TV Vala dhe shumë e shumë kanale të tjera të platformës DigitAlb, krahas atyre të Tring.

Pakot e reja të Telekomit të Kosovës përfshijnë edhe kanale sportive me lojërat e ligave më të njohura botërore, që ju mbajnë në teh të kolltukut, si: Liga Angleze “Premier League”, Liga Gjermane “Bundesliga”, Liga Italiane “Serie A”, Liga Holandeze “Eredivisie”, përfaqësuesja e Kosovës, FA Cup, kupat e Spanjës, FFF Coupe de France, kupa e Holandës, si dhe shumë evente të tjera sportive.

Telekomi i Kosovës tutje bën te ditur se përmbajtja televizive do t’u ofrohet përmes platformës dhe pajisjeve OTT (TV Vala box), që janë pajisje të teknologjisë së fundit, të cilat e avancojnë përjetimin e konsumatorëve nëpërmjet mundësisë së shikimit të 25 kanaleve më të shikuara deri në 7 ditë mbrapa (Catch-up TV) dhe qasjes në katalogun e filmave në formë të një videoteke (VOD) e cila përmban filma të ndarë sipas zhanreve, që mund të shikohen ndaras nga kanalet televizive dhe në çdo kohë.

‘’TV Vala do të mundësojë fleksibilitet në përdorim, duke mundësuar funksionim të aplikacionit në disa pajisje dhe përcjelljen e përmbajtjes (kanaleve) në disa pajisje në të njëjtën kohë.

Një mundësi e re në përdorim që e ofron Telekomi i Kosovës është qasja në përmbajtjen e TV Vala pa pajisje fizike (Box), por vetëm nëpërmjet instalimit nga interneti të aplikacionit TV Vala në televizor, tablet, ose smartphone, pas nënshkrimit të kontratës nga konsumatori në pikat tona të shitjes ku ai merr edhe të dhënat për hapjen e aplikacionit (Userin dhe fjalëkalimin).

Krejt kjo me një çmim shumë konkurrues u ofrohet konsumatorëve tanë, ndërkaq shitjet dhe instalimet e reja, përmes platformës me përmbajtje të re, do të fillojnë qysh nga pasnesër (ditë e enjte, datë 25.01.2024).’’, thuhet në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

Nafta shtrenjtohet për 2 cent, publikohen çmimet e reja të derivateve

Mot i sot kryesisht i kthjellët, temperaturat deri në 30°C

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit

Ministri Hoti takon Avokatin e Popullit

Kurti uron Orkestrën “Amadeus” për suksesin në festivalin ndërkombëtar

Kosova News 23/01/2024 23/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Nafta shtrenjtohet për 2 cent, publikohen çmimet e reja të derivateve
09:32 -14/07/2026
ATK paralajmëron pronarët: Deklaroni të ardhurat nga qiraja ose përballuni me gjoba dhe masa ligjore
09:30 -14/07/2026
Theret me thikë një person në Mitrovicë
09:07 -14/07/2026
Vdes një punëtor pasi ra nga kulmi i një shtëpie në Prizren
08:50 -14/07/2026
Mot i sot kryesisht i kthjellët, temperaturat deri në 30°C
08:47 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?