KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ‘Telekom Serbia’ i gëzohet vendimit të KPM-së në Kosovë për kthimin e kanaleve ‘Arena’ pas kërkesës së bërë nga “Art Motion”
Lajme

‘Telekom Serbia’ i gëzohet vendimit të KPM-së në Kosovë për kthimin e kanaleve ‘Arena’ pas kërkesës së bërë nga “Art Motion”

Jeton Sopa
Jeton Sopa 17:58 -07/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni i Pavarur për Media dje me një vendim të befasishëm dhe të pa paralajmëruar duke mos qenë as pjesë e rendit të ditës mori vendim që t’i lejojë operatorit Artmotion transmetimin e kanaleve të “Arena” të Telekomit të Serbisë, kanale këto që ishin të ndaluara me vendim të KPM-së.  

Ndërkohë këtij vendimi të KPM-së i është gëzuar kryeshefi ekzekutiv i “Telekom Serbia”, Vladimir Luçiq ai është shprehur i kënaqur me vendimin e Komisionit të Pavarur të Mediave në Kosovë për kthimin e kanaleve sportive “Arena”.

“Lajmi i madh dhe i rëndësishëm është se arritëm që kanalet sportive Arena sërish të transmetohen në Kosovë dhe besoj se kjo është vetëm një fillim për uljen e presionit mbi operacionet e Telekom Srbija, që do të rezultojë me rezultat pozitiv për kompaninë tonë” – ka thënë Luçiq në një prononocim për mediumin kosovo-online media kjo e cila kontrollohet nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Pavarur për Media (KPM) pas kërkesës së operatorit Artmotion bërë një ditë më parë  ka shfuqizuar vendimin e marrë më 3 tetor të vitit 2023, përmes të cilit kishte pezulluar kanalet sportive të “Arena”, pasi në to ishte shfaqur propaganda e Serbisë duke  shfaqur mesazhe e thirrje mbështetëse për terroristët e vrarë më 24 shtator 2023 në Banjskë.

Ky vendim i KPM-së ishte ankimuar në Gjykatën Komerciale pas ankesës që kishte bërë operatori Artmotion por gjykata ia kishte hedhur poshtë ankesën e Artmotion në të dy shkallët e Gjykatës Komerciale duke i dhënë të drejtë KPM-së në vendimin e saj.

Më 6 shkurt, vetë KPM-ja e shfuqizoi vendimin e saj, duke i kthyer kanalet sportive “Arena”, ndërkohë sot KPM doli me njoftimin zyrtar duke u arsyetuar se kanë ndryshuar rrethanat e këtij rasti, duke përmendur kërkimfaljen nga operatori, garancinë se nuk do të përsëritet më një gjë e tillë dhe “është marrë mësimi i duhur.

4 anëtarët që votuan pro në mënyrë unanime kundrejt kërkesës së Artmotion janë; kryetari Jeton Mehmeti dhe anëtarët, Besnik Berisha, Fatih Basha dhe Fitim Veliu.

KosovaNews gjatë ditës së sotme ka dërguar pyetje në KPM-së për ta kuptuar arsyet e nxitimit të këtij vendimi pas kërkesës së bërë nga operatori Art Motion vetëm një ditë më parë pra me 5 shkurt 2024.

Gjithashtu kemi kërkuar të dimë se kur dhe kujt i ka kërkuar falje operatori Art Motion duke qenë se kjo kërkim falje nuk është parë askund në opinionin publik?!

Gjithashtu lexoni:

Raportuesi për Kosovën në PE, Terras paralajmëron risi në dialogun Kosovë-Serbi

Osmani takoi kancelarin Merz: Pres me padurim të punoj me kancelarin për të forcuar partneritetin tonë

Haradinaj për dëshmorin Mentor Tolaj: Kishte guxim të përballej me armikun

Vetëm Kosova e Serbia mbeten pa mjetet e para të Planit të Rritjes

Kosova e Kroacia bashkëdrejtojnë tryezën për sigurinë dhe mobilitetin në Evropë

Jeton Sopa 07/02/2024 07/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
overcast clouds
6° _ 6°
85%
1 km/h
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
17 °C

Lajmet e Fundit

Arratisje spektakolare në New Orleans, të burgosurit duke ikur lënë mesazh: Ishte shumë i lehtë largimi
18:11 -17/05/2025
Raportuesi për Kosovën në PE, Terras paralajmëron risi në dialogun Kosovë-Serbi
18:01 -17/05/2025
Trump njofton se do të flasë me Putinin, Zelenskyn dhe anëtarët e NATO-s
17:55 -17/05/2025
Osmani takoi kancelarin Merz: Pres me padurim të punoj me kancelarin për të forcuar partneritetin tonë
17:46 -17/05/2025
“Mangësia” e vetme e samitit sipas Ramës: Starmer na solli shiun
17:42 -17/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?