Një telefonatë anonime që paralajmëronte për një mjet shpërthyes në ambientet e Kuvendit të Kosovës ka shkaktuar alarm të menjëhershëm mëngjesin e sotëm në Prishtinë.
Si pasojë, Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme sigurie duke evakuuar të gjithë deputetët, stafin administrativ dhe gazetarët nga ndërtesa e Kuvendit.
Pas dhënies së alarmit, në vendngjarje kanë mbërritur njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës, të cilat kanë nisur kontrollet e detajuara në ambientet e brendshme dhe të jashtme të ndërtesës, përfshirë edhe me ndihmën e qenve të trajnuar për zbulimin e eksplozivëve.
Hetimet janë në zhvillim dhe autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje për natyrën e telefonatës apo ndonjë gjetje konkrete.
KosovaNews do të vazhdojë t’ju informojë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë situatë.