KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Telefonatat anonime nga serbët”, Kamberi: Popullata nuk bie pre e ndikimeve
Politikë

“Telefonatat anonime nga serbët”, Kamberi: Popullata nuk bie pre e ndikimeve

Kosova News
Kosova News 14:51 -02/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka treguar se gjithçka po shkon në rregull gjatë procesit të votimit në komunën e Bujanocit.

Kamberi ka theksuar se dy ditët e fundit ka pasur telefonata me numra të panjohur në gjuhën serbe, ku kërkohej për të votuar një listë të tyre. Ai dyshon se  pas këtyre telefonatave qëndrojnë përfaqësues të organeve shtetërore. Kamberi shpreson që populli mos të bjerë pre atyre ndikimeve.

“Informacionet që kam deri tani, procesi po shkon në rregull, janë hapur vendvotimet, nuk është hasur asnjë problem dhe pres që gjatë gjithë ditës kështu të shkoj. Sa i përket ndërhyrjeve në proces zgjedhor, Serbia është një vend i cili tashmë është karakterizuar dhe është legjitimuar në një formë edhe me një rezolutë të parlamentit evropian nga një vend në të cilin ndërhyrjet në zgjedhje janë të shpeshta. Kemi pasur dy ditët e fundit ndërhyrje telefonike në formë të këshillave, sugjerimeve, të votojmë për një listë këtu dhe këshillat vijnë në gjuhën serbe nga telefonata me numër të panjohur. Dyshimi jonë është se janë këta përfaqësues të organeve shtetërore që mundohen të ndërhyjnë në procesin zgjedhor, por besoj popullata jonë nuk do të bie pre e atyre ndikimeve… Është me rëndësi për Bujanoc që të gjithë shqiptarët në çdo vendbanim t’i përgjigjen ftesës për zgjedhje të votojnë për kandidatët e vet dhe në një formë ta verifikojmë atë që dy vite më parë -përcaktuam regjistrimin e popullsisë, që shqiptarët janë shumicë në këtë komunë dhe besoj se do të ketë një shumicë të re të ndërtuar prej partive politike shqiptare”, ka thënë Kamberi.

Kandidati për kryetar të Bujanocit nga Alternativa për Ndryshim, Arbër Pajaziti ka thënë se qytetarët e Bujanocit ballafaqohen me shkeljen e të drejtave elementare të njeriut.

“Qytetarët e Bujanocit, sepse shumica prej tyre, ballafaqohen me shkeljen e të drejtave elementare të njeriut edhe me probleme tjera bazike siç është uji i pijshëm, infrastruktura dhe gjëra të tilla. Ka probleme shumë për shqiptarët në Serbi. Andaj do të angazhohemi në të gjithë instancat shtetërore e ndërkombëtare që këtë të drejtë t’ia sigurojmë qytetarëve tanë”, ka thënë Pajaziti.

Kandidatë për kryetar të Bujanocit janë edhe Ragmi Mustafi nga Partia për Veprim Demokratik, Nagip Arifi, kryetari i Partisë Demokratike (PD), njëherësh kryetari aktual i komunës dhe Shqiprim Musliu nga Lëvizja për Progres Demokratik (LPD).

Deri në ora 12:00, 13.5 për qind votuan në Bujanoc e 10.5 për qind në Preshevë

Gjithashtu lexoni:

“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate

Kusari-Lila: S’ka alternativë tjetër përveç dialogut!

Faton Peci: Sa më shumë ura në Mitrovicë, aq më shumë bie vlera e prezencës së forcave në urën qendrore

Alica Kearns shpërndan reagimin e Ramës ndaj Vuçiqit për Ibrin: Kjo është diplomaci

Një 30-vjeçar humb jetën në një aksident në Janiqisht të Malishevës

Kosova News 02/06/2024 02/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
clear sky
31° _ 30°
31%
4 km/h
Wed
31 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C
Sat
33 °C
Sun
15 °C

Lajmet e Fundit

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut
23:15 -11/08/2026
Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë
19:38 -11/08/2026
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
19:26 -11/08/2026
I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?