Sipas pretendimeve të Miguel Galan, presidenti i La Ligas, Javier Tebas, mund të ketë shkelur besimin institucional në një moment vendimtar të përpjekjeve të Barcelonës për të nënshkruar me Nico Williams.
Vetëm disa ditë përpara se anësori të rinovonte kontratën me Athletic Bilbaon, Tebas dyshohet se ka ndarë të dhëna financiare konfidenciale të Barcelonës me bordin drejtues të klubit bask.
Ky informacion – duke përfshirë pasqyrat financiare të ndërmjetme dhe detajet e auditimeve – raportohet se iu transmetua Williamsit dhe familjes së tij nga zyrtarët e Athletic, me qëllim që të krijohej pasiguri rreth transferimit të tij te Barcelona.
Pretendohet se objektivi ishte të prisheshin negociatat dhe të bindje lojtari të qëndronte në San Mames.
Barcelona ishte shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Williamsin, një prej objektivave kryesorë të verës.
Megjithatë, bisedimet u ndërprenë papritur, pasi përfaqësuesit e lojtarit filluan të kërkonin garanci të veçanta – përfshirë një klauzolë për largim në rast se nuk do të regjistrohej në kohë, si dhe mbrojtje financiare shtesë.