KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Të thërrasin Slloba i vogël”, “Daçiq është përgjegjës për krime lufte”- Përplasjet në Këshill të Sigurimit (VIDEO)
Politikë

“Të thërrasin Slloba i vogël”, “Daçiq është përgjegjës për krime lufte”- Përplasjet në Këshill të Sigurimit (VIDEO)

Kosova News
Kosova News 08:37 -28/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në mes ministres së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla dhe ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Kësaj përplasjeje i parapriu deklarata e Daçiq. Ky i fundit deklaroi se “Kosova është Serbi”.

“Nuk e konsiderojmë shtet Kosovën. Secili shtet e ka “Kosovën e vet”, për këtë arsye secili shtet po çuditet se si duhet t’i qasemi këtij problemi. Ne mendojmë se Kosova është Serbi. Ju nuk pajtoheni. A duhet të fillojmë luftën? Duhet t’u rikujtojmë të gjithëve se Vuçiq nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje”, deklaroi ai, deklaratë e cila nxiti reagimin e Gërvallës.

Në sy të ndërkombëtarëve, Daçiq haptas shkel marrëveshjen e Ohrit: Serbia nuk do të pranojë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së

Gjersa e quajti “Sllobodan i vogël”, Gërvalla tha se Serbia duhet të iu tregojë qytetarëve të vet se Serbia humbi Kosovën në vitin ’99.

“Ju me deklarimet tuaja vetëm sa e treguat që pse njerëzit në Serbi ju kanë quajtur ‘Slloba i vogël’, ‘Sllobodani i vogël’. E kuptoj që jeni i zemëruar dhe këtë gjuhë të juaj e njoh që moti. Ju duhet t’u tregoni qytetarëve tuaj se e keni humbur Kosovën në vitin 1999…”, tha Gërvalla.

Gërvalla-Daçiqit: Ti je “Slloba i vogël”, njeriu s’mund të bjerë kaq poshtë

Gërvalla përmendi edhe krimet ndaj popullit shqiptar gjatë luftës së vitit 1999 dhe e krahasoi luftën në Kosovë me pushtimin aktual rus në Ukrainë. E njëjta cilësoi Serbinë si kërcënimin më të madh për paqen në Ballkan.

Ndër të tjera, Ministrja Gërvalla tha se ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq është përgjegjës për krime lufte të kryera në Kosovë.

“Do ta them në shqip dhe do ta them si një fjali të vetme edhe në serbisht: Ivica Daçiq është përgjegjës për vrasje masive, përdhunime si mjet lufte si dhe për krime lufte, dhe ai duhet të sillet para një gjykate për krimet e luftës. Daçiq ishte krahu i djathtë i Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit. Ai e nderoi atë si një hero dhe u bë pasardhësi i tij. Ai dhe Vuçiq ishin aleatët më të ngushtë të Millosheviqit. Ata janë bashkëpunëtorë të gjenocidit”, tha Gërvalla.

Gërvalla në OKB e thotë në sy të Daçiqit në Gjuhën Shqipe: Daçiqi është kriminel lufte dhe duhet të dalë para drejtësisë (VIDEO)

Nga ana tjetër, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i tha ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla – Shwartz, se ishte ajo që ka mbledhur dëshmi për t’i akuzuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

“Ju keni ndihmuar të akuzohet Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli për krime me dëshmitë që keni mbledhur nga familjarët e viktimave, pra juve ju kanë dalë në ndihmë viktimat e krimeve të kryera nga ana e Thaçit dhe Veselit”, tha Daçiq.

Gërvalla u kundërpërgjigj duke thënë se Thaçi e Veseli do ta dëshmojnë se ata dhe UÇK-ja, nuk kanë kryer asnjë krim.

“Është e vërtetë që Thaçi është në Hagë, por jam e sigurt që ai do të dëshmoj se UÇK-ja, ai vetë dhe të tjerët që janë të akuzuar, kanë çdo argument në anën e tyre se janë të pafajshëm për çka janë akuzuar”, tha ajo.

Gërvalla gjithashtu tha se presidenti i Këshillit të Sigurimit për muajin prill, ambasadori rus Vassily Nebenzia, ia mohoi asaj të drejtën për ta mbajtur fjalimin e saj në shqip. Nebenzia e mohoi këtë duke thënë se Gërvalla do të ishte lejuar të fliste në shqip nëse do të kishte insistuar.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që u mbajtë në New York, ministres së Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiqit iu lejua që të flas në gjuhën serbe, por ministres Gërvalla iu ndalua të flas në gjuhën shqipe, edhe pse ajo bëri një kërkesë për këtë gjë.

Ambasadori i Shqipërisë në OKB: Gërvallës iu mohua fjalimi në gjuhën shqipe

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Ndërtimi i urave mbi Ibër rrit bashkëpunimin – janë për bashkëjetesë, jo për ndarje

Vendoset gurthemeli i dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

Detaje nga takimin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian

Shaip Kamberi thotë se do t’i bojkotojë punimet e ardhshme të Kuvendit të Serbisë

Ambasada amerikane bën përgatitjet për festimin e 249-vjetorit të Pavarësisë

Kosova News 28/04/2023 28/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

​Arrestohen gjashtë persona pak para se të shkonte Kurti në veri, nuk respektuan urdhërat e Policisë
18:12 -01/07/2025
Kurti: Ndërtimi i urave mbi Ibër rrit bashkëpunimin – janë për bashkëjetesë, jo për ndarje
18:02 -01/07/2025
Vendoset gurthemeli i dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë
17:55 -01/07/2025
Kusari njofton se Prokuroria ka hudhur poshtë kallëzimin penal ndaj Llugaliut: Kam të drejtë të bëj ankesë në Prokurorinë e Apelit
17:03 -01/07/2025
Detaje nga takimin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian
16:18 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?