KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në sy të ndërkombëtarëve, Daçiq haptas shkel marrëveshjen e Ohrit: Serbia nuk do të pranojë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së
Politikë

Në sy të ndërkombëtarëve, Daçiq haptas shkel marrëveshjen e Ohrit: Serbia nuk do të pranojë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së

Kosova News
Kosova News 18:28 -27/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Përkundër faktit që Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për të mos penguar njëra-tjetrën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq tha se Serbia kurrë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës dhe nuk do të pranojë që ajo të bëhet anëtare e OKB-së.

Në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Daçiq kërkoi zbatimin e plotë të rezolutës së Këshillit të Sigurimit, duke thënë se ose duhet të pezullohet ose të respektohet, përcjell KosovaNews.

“Dialogu në mes Serbisë dhe Kosovës është në momente të rëndësishme dhe ndoshta edhe të ndërlikuara politike të 27 marsit në Bruksel dhe Ohër dhe kemi treguar përpjekjet tona për normalizim të marrëdhënieve dhe raporti i sekretares tregon se ende ka pasiguri për serbët dhe është e domosdoshme që marrëveshjet, duke filluar me marrëveshjet e nënshkruara 10 vjet më parë nga Hashim Thaçi nuk janë zbatuar plotësisht. Është e domosdoshme që të formohet Asociacioni i komunave sa më shpejt që të jetë e mundur sepse është një mekanizëm për të ofruar siguri në rajonet e banuara me shumicë serbe… ky është një kusht për zbatimin e mëtejmë të marrëveshjes së arritur në Bruksel dhe Ohër“, tha ai, transmeton KP.

Ai foli edhe për zgjedhjet e organizuara në veri të Kosovës, duke thënë se ato nuk ishin demokratike dhe se serbët kanë bojkotuar ato.

- Reklamë -

“Serbia nuk mund dhe kurrë nuk do ta njoh pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës dhe nuk do të pranojë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së”, tha ai.

Sipas tij, paraprakisht duhet që obligimet e marra para 10 viteve për themelimin e asociacionit, të përmbushen, në të kundërtën nuk do të ketë asnjë marrëveshje.

Gjatë prezantimit të raportit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziade, bëri thirrje për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke shprehur përkrahje për kornizën e re të dialogut.

Ziade tha se gjatë vitit të fundit janë evidentuar sfida të ndryshme, “por edhe tentime për t’i afruar drejt normalizimit marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Liderët duhet të marrin hapa të përgjegjshëm për t’i zvogëluar gjasat për ngecje në cështjet që kanë degraduar besimin publik gjatë muajve të fundit”, tha ajo, duke përmendur si shembuj tërheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës në veri dhe bojkotimit e zgjedhjeve të së dielës, 23 prill, nga serbët.

Ajo tha se tensionet mes Kosovës dhe Serbi jo vetëm që i kishin larguar dy palët nga tentimet për normalizim të marrëdhëniet përmes dialogut, por edhe i kishin vënë “afër skajit për konfrontim fizik”.

Duke folur për zgjedhjet në veri, Ziade theksoi se ato ishin paqësore, por “në të njëjtën kohë, pyetja e përfaqësimit duhet të adresohet si pjesë e procesit politik më të gjerë”./KosovaNews/

Lexo po ashtu:

Ambasadorja amerikane në OKB: Kosova dhe Serbia urgjentisht ta zbatojnë marrëveshjen
Gërvalla në Këshillin e Sigurimit: Daçiqi është kriminel lufte dhe duhet të dalë para drejtësisë

Gjithashtu lexoni:

Aplikimi për 100 euro në sektorin privat i hapur vetëm deri nesër – nuk dihet ende sa qytetarë aplikuan

“735 milionë euro për import të energjisë për 4 vite” – U.d Ambasadorja amerikane me thirrje publike që Kosova të lidhet me projektet amerikane të gazit

Prezantohet ecuria e hartimit të Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

Prezantohet ecuria e hartimit të masterplanit për kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

U.d. së presidentes Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Kosova News 27/04/2023 27/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Thu
20 °C
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Aplikimi për 100 euro në sektorin privat i hapur vetëm deri nesër – nuk dihet ende sa qytetarë aplikuan
16:55 -04/06/2026
“735 milionë euro për import të energjisë për 4 vite” – U.d Ambasadorja amerikane me thirrje publike që Kosova të lidhet me projektet amerikane të gazit
16:25 -04/06/2026
Prezantohet ecuria e hartimit të Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz
16:19 -04/06/2026
U përfshi disa herë nga zjarri, Ministria e Drejtësisë ndan mjetet për renovimin e IML-së
15:55 -04/06/2026
11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë
15:19 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?