Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person. Sipas burimeve, i plagosur në këtë rast është një 37-vjeçar, me inicialet B.A.
Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali në këtë pjesë të kryeqytetit.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës. Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, mashkull 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, ka thënë Ahmeti.