Deputetët e opozitës dëgjuan një ditë më parë me vendimin për përjashtim me disa javë nga Kuvendi për shkak të incidenteve në seancën e kaluar plenare, por duket se refuzojnë ta njohin këtë dënim.
Këtë të enjte, ata kanë mbërritur në godinën e Kuvendit një orë më herët dhe i kanë kërkuar Gardës t’i lejojë të hyjnë Brenda. Kjo e fundit, qëndron jashtë hyrjes së Kuvendit.
Në këto rrethana, edhe seanca e sotme plenare pritet të shoqërohet me tensione, shkruan tch.
Sekretariati i Etikës përjashtoi Flamur Nokën, Gazment Bardhin dhe Bledjon Nallbatin me 60 ditë nga punimet e Kuvendit, ndërsa Edi Palokën me 10 ditë. Ndërkohë 20 deputetët e tjerë u përjashtuan me 40 ditë.
Vendimi erdhi pas kërkesës së grupit parlamentar të PS për marrjen e masës disiplinore për 24 deputetë të PD, pas kaosit të shkaktuar në Kuvend ditën e hënë, dhe djegien e karrigeve.


