KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Të enjten nuk do të ketë takim në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiqit
Politikë

Të enjten nuk do të ketë takim në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiqit

Kosova News
Kosova News 14:52 -25/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë se të enjten në Bruksel nuk do të ketë takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Stano në konferencë për media të mërkurën, ka thënë se të enjten në Bruksel do të jenë Kurti e Vuçiq, por do të kenë takime individuale me liderë të caktuar të BE-së.

Stano ka thënë se përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, do të njoftojë liderët në Këshill Evropian për situatën në dialogun Kosovë – Serbi. Ai ka thënë se kjo është çështje shumë me rëndësi për BE-në.

“Takimet e planifikuara janë vazhdimësi e vizitës së emisarit Lajçak në Beograd e Prishtinë gjatë fundjavës, i cili ishte i shoqëruar nga këshilltarët e jashtëm dhe të sigurisë të liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, si dhe emisarin e SHBA-së. Pra, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë ftuar në Bruksel për një seri të takimeve individuale me liderë të caktuar të BE-së. Në këtë fazë nuk do të futem në detaje logjistike, do t’i bëjmë të ditura më vonë. Por, ideja është të kemi takime në margjina të Këshillit Evropian”, ka thënë Stano.

Në takimet e nesërme pritet të diskutohet plani i ri i BE-së, përfshirë draftin “modern” të Asociacionit. Qeveria e Kosovës ka thënë se e kanë pranuar “planin e ri” bashkë me draftin për Asociacion si bazë për diskutime të mëtejshme.

Kryeministri Kurti një ditë para takimit në Bruksel: Nëse s’ka dënime dhe sanksione ndaj Serbisë, s’ka dialog
Konjufca në mbështetje të Kurtit, se pa dënime e sanksione ndaj Serbisë s’ka dialog: Po përgatitemi për sulme të mundshme

Gjithashtu lexoni:

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Manxhuka sqaron takimet e Kurtit pas arrestimit të të dyshuarit për spiunazh

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?