KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konjufca në mbështetje të Kurtit, se pa dënime e sanksione ndaj Serbisë s’ka dialog: Po përgatitemi për sulme të mundshme
Politikë

Konjufca në mbështetje të Kurtit, se pa dënime e sanksione ndaj Serbisë s’ka dialog: Po përgatitemi për sulme të mundshme

Kosova News
Kosova News 13:31 -25/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është i të njëjtit mendim me kryeministrin Albin Kurti, se pa u dënuar e sanksionuar Serbia për sulmin e 24 shtatorit nuk ka dialog me Serbinë.

I pyetur nga gazetarët për këtë çështje ai tha shkurt “mendoj që është qëndrim plotësisht i arsyeshëm”.

Konjufca shtoi se nuk e di pse është thirrë takimi i së enjtes në Bruksel, duke shtuar se Kosova nuk ka kohë që të dëgjojë premtimet e kota të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Madje tha se institucionet Republikë si dhe Policia e Kosovës po përgatiten për sulme të ardhshme të mundshme.

“Nuk e di edhe pse është thirr ky takim në Bruksel ne nuk kemi kohë t’i dëgjojmë premtimet e kota të Vuqiçit se është paqësor, ne jemi duke u përgatitë si Republikë dhe si Polici e Kosovës, për sulme të ardhshme të mundshme. Siç tha edhe Ministri i Brendshëm që grupe po ushtrojnë në Serbi”.

Kryeministri Kurti një ditë para takimit në Bruksel: Nëse s’ka dënime dhe sanksione ndaj Serbisë, s’ka dialog

Përderisa për planin “modern”, për Asociacionin ai pohoi se në shikim sipërfaqësor është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Republikës.

“Në një shikim sipërfaqësor, është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe kurrfarë niveli i pushtetit në Kosovë. Por edhe kjo nuk mendoj që është temë e negociatave me Serbinë. Nëse ndonjëherë ndodhë ndonjë draft i Asociacionit ai do të propozohet nga Republika e Kosovës, nëse ndodhë, nëse jo nuk do të propozohet fare dhe nuk do të ishte rezultat i negociatave. Rezultat i negociatave është marrëveshja e Ohrit e cila është pranuar nga Republika e Kosovës, por jo edhe nga Serbia”.

 “Për Asociacion nuk duhet negociohet, nuk është asociacioni temë qendrore e negociatave me Sebrinë. Ai është si një marrëveshje e më hershme e vitit 2013. Pas shkarkimit të grupit i cili e ka pasur për qëllim për të propozuar një draft të asociacionit, e cila ka ndodhur, por ajo ishte një formë e kamufluar e Republikës Serbë, u refuzua nga Kosova dhe ky grup u shkarkua nga ana e qeverisë. I takon Kosovës, nëse mendon që mund të bëhet një asociacion në përputhje të plotë me Kushtetutën, pa kompetenca ekzekutive atëherë është përgjegjësi e Kosovës, jo e Serbisë”.

Konjufca: Nëse ndodh ndonjë draft për Asociacionin, ai do të propozohet nga Kosova

Kur foli për përzgjedhjen e kryetari të ri të Listën Serbe, ai tha se institucionet e Kosovës duhet të shqyrtojnë me shumë kujdes sa i përket ligjshmërisë e veprimtarisë së saj.

“Dje ajo ishte maskaradë që ndodhi, proces tërësisht i inskenuar zgjedhja e një kryetari të ri, për shkak se ata po mendojnë se Lsita Serbe mund t’i lajë duart prej 24 shtatorit, nuk mundesh kështu të fshehësh pas asaj. Radojqici ishte nënkryetar De Jure por të gjithë e dimë se ka qenë kryetar De Facto. Institucionet e Kosovës, Listën Serbe duhet të shqyrtojnë me shumë kujdes sa i përket ligjshmërisë së veprimtarisë së saj politike dhe të drejtës së saj për të garuar në zgjedhje.  Shpallja e zgjedhjeve është proces që kërkon kohë. Procesi më i rëndësishëm është ai i sigurisë”.

Kryeparlamentari Konjufca: Kosova të shqyrtojë të drejtën e Listës Serbe për të garuar në zgjedhje

Ndërkaq nga Qeveria e Kosovës është thënë se janë dakord për të vazhduar diskutimet lidhur me planin e ri të Bashkimit Evropian, ku përfshihet edhe drafti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i prezantuar të shtunën nga diplomatët perëndimorë për liderët e Kosovës dhe Serbisë.

Kosova pranon planin “modern” të BE-së, kryeminsitri Kurti i përgjigjet pozitivisht kërkesës nga pesëshja për takime

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka

Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha

Kosova News 25/10/2023 25/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?