KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Të dyshuarit për korrupsion Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj deklarohen të pafajshëm para gjykatës
Siguri

Të dyshuarit për korrupsion Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj deklarohen të pafajshëm para gjykatës

Kosova News
Kosova News 12:35 -20/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Dy të akuzuarit, Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj, janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat për korrupsion të ngritura nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
I akuzuari Faruk Mujka kryeshefi ekzekutiv i bordit të “Ibër Lepencit” nuk e pranoi fajësinë për çka akuzohet, ndërsa Hysen Muzliukaj drejtor i gjeodezisë kadastër dhe pronë në Komunën e Mitrovicës deklaroi se është i pafajshëm.

“Nuk e pranoj asnjërën nga veprat”, tha Mujka.

Njëjtë deklaroi edhe Muzliukaj i cili tha se është absolutisht i pafajshëm.

“Absolutisht i pafajshëm”, tha ai

- Reklamë -

Gjatë leximit të aktakuzës, prokurorja e rastit, Iliriana Qollaku Tafa tha se sipas aktakuzës, Mujka në cilësinë e nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës, ndërsa Muzliukaj në cilësinë e drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në atë komunë, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me rastin e këmbimit të pronës së ish-Bankosit me pronë private.

Ndërkaq, Mujka akuzohet edhe për raportim të rremë të pasurisë, me arsyetimin se në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv të “Ibër-Lepencit” nuk i kishte deklaruar 60 mijë e 50 eurot që i ishin sekuestruar në shtëpi.

Për këto veprime, të pandehurit ngarkohen me veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, të paraparë me nenin 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit në cilësi të personave zyrtarë me dashje dhe duke shfrytëzuar detyrën zyrtare kanë tejkaluar kompetencat e tyre për personat e tretë dhe në dëm të pronës publike. Mujka duke vepruar në emër të kryetarit të Mitrovicës i ka paraqitur Kuvendit Komunal propozim vendimin për këmbim vendimin e pronës së paluejshme të një objekti, kinse si pronë të komunës për këmbim me parcellën kadastrale edhe pse të pandehurit kanë ditur se prona e tillë nuk ishte pronë komunale. I pandehuri Mujka në cilësinë e personit zyrtar ishte i detyruar të bënte deklarimin e pasurisë. Në shtëpinë e tij ka poseduar shumë prej 60 mijë e 50 euro. I pandehuri Mujka ka kryer vepër penale “mosraportimi apo raportimi i rremë i pasurisë”, tha Qollaku Tafa.

Me deklarimin e të pandehurëve si të pafajshëm, gjyqtarja Violeta Namani Hajra ka përfunduar seancën, duke u dhënë kohë të pandehurve prej 30 ditësh të paraqesin kërkesë në gjykatë për hudhjen e aktakuzës dhe për kundërshtimin e provave me të cilat është mbështetur aktakuza.

““Meqenëse të akuzuarit nuk e pranojnë fajësinë mbi veprat penale të cilat akuzohen, gjykata merr aktvendim. Seanca fillestare përfundon. Të pandehurit kanë kohë prej 30 ditësh të paraqesin kërkesë në këtë gjykatë për hudhjen e aktakuzës dhe kërkesë për kundërshtimin e provave me të cilat është mbështetur aktakuza”, tha Hajra.

Më 25 prill 2021 dyshohet se Mujka, duke vepruar në emër të kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, dhe Muzliukaj si drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, kishin paraqitur Kuvendit Komunal propozim-vendimin për këmbim të pronës së paluajtshme në rrugën “Afrim Zhitia” (ndërtesa e ish-Bankosit) me një pronë private në rrugën “Ali Zeneli”, në pronësi të personit fizik Besarta Isufi.

Në aktakuzë thuhet se të pandehurit e dinin që prona e ish-Bankosit nuk ishte pronë komunale, pasi për të ekzistonte një proces gjyqësor i iniciuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) dhe Ndërmarrja Shoqërore “Jugobanka” në Mitrovicë.

Prokuroria pretendon se Mujka dhe Muzliukaj kishin vepruar në kundërshtim me Ligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës dhe me Rregulloren për përcaktimin e procedurave për këmbim të pronës komunale, duke i shkaktuar AKP-së dëm të konsiderueshëm financiar në vlerë prej 125 mijë e 100 euro.

Ndërsa për shumën prej 60 mijë e 50 euro të padeklaruar, Mujka ngarkohet edhe me veprën penale “Mosraportim ose raportim i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë materiale ose i detyrimeve financiare”, sipas nenit 430 të Kodit Penal.

Shënim: Të lartëpërmendurit cilësohen të pafajshëm deri në aktgjykimin përfundimtar nga gjykata kompetente.

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale

Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë

Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët

Haxhiu nga Tivati: Kosova në rrugën evropiane, kërkon avancim në proces

Kosova News 20/10/2025 20/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?