KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Të dëmtuarit nuk paraqiten në gjykatë, dështon seanca ndaj katër të akuzuarve për fajde
Siguri

Të dëmtuarit nuk paraqiten në gjykatë, dështon seanca ndaj katër të akuzuarve për fajde

Kosova News
Kosova News 18:43 -05/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka dështuar shqyrtimi gjyqësor në Gjykatën e Prishtinës ndaj katër të akuzuarve për fajde: Enver Abdullahu, Rrahim Sallahu, Fatlum Abazi, Bujar Avdullahu, për shkak të mungesës së të dëmtuarve: Bexhet dhe Kushtrim Musliu.Sipas procesverbalit të seancës së sotshme, Enver Abdullahu, Rrahim Sallahu, Fatlum Abazi janë ngarkuar me aktakuzë nga prokurorja e shtetit Dulina Hamiti për veprën penale – Fajdeja – të paraparë me nenin 343, par. 3, lidhur me par. 1 të Kodit Penal. Kurse, Enver Abdullahu dhe Bujar Avdullahu janë të akuzuar për kryerjen veprës penale – Fajdeja ne bashkëkryerje -, e paraparë me nenin 343, par. 2, lidhur me par. 1 dhe nenin 31, te Kodi Penal.Kryetari i trupi gjyqësor Naser Foniqi megjithatë e shfrytëzoi seancën e sotshme për të nxjerrë aktvendim mbi mbrojtësin e të akuzuarit Enver Abdullahu.Foniqi shpjegoi që me Kodin e ri të Procedurës Penale është paraparë që për kërkesën lidhur me caktimin e mbrojtësit sipas detyrës zyrtare vendosë trupi gjykues pas komunikimit me Odën e Avokatëve.Ndaj marrë parasysh se Oda e kishte njoftuar gjyqtarin se në listë të pritjes ishte emri i Avokates Mevlyde Qerimi, i njëjti nxori aktvendim me ç’rast e caktoi Avokaten Mevlyde Qerimi si mbrojtëse.E mbrojtjen nga ana e Avokates Qerimi sipas detyrës zyrtare nga gjykata e pranoi edhe i akuzuari Enver Abdullahu.Më tutje gjyqtari përmendi se si i dëmtuari Bexhet Musliu i cili kishte qenë i pranishëm në seancën e kaluar kishte premtuar se do ta sillte të birin Kushtrimin në këtë seancë, por që sot nuk ishin paraqitur dhe për më tepër ata ishin telefonuar por që telefonat i kishin pasur të shkyçur.Mungesa e të dëmtuarve pamundëson përmbushjen e kushteve ligjore për mbajtjen e seancës ndaj dhe trupi gjyqësor i përbërë nga kryetari Naser Foniqi dhe anëtarët Alltën Murseli e Kushtrim Shyti nxori aktvendim me të cilin e shtyu seancën për datën 20 tetor në ora 9:00.

E kryetari Foniqi u shpreh i indinjuar nga vështirësitë e shkaktuara nga mungesat e palëve në procedurë.“Duke pasur parasysh vështirësitë e krijuara për mbajtjen e shqyrtimit me mungesat herë të akuzuarve, herë të dëmtuarve i paralajmëroj të akuzuarit se gjykata do të ndërmarrë të gjitha veprimet e parapara me Kodin e Procedurës Penale për sigurimin e pranisë së tyre në seancë në rastet kur ata nuk paraqiten në rregull” – paralajmëroi Foniqi.“Nuk është kanosje por gjykata mundet me marrë masa nëse nuk vini me rregull” – qartësoi ai.

Çka thotë aktakuza?

Aktakuza e siguruar nga Kallxo.com shtjellon se Enver Avdullahu duke shfrytëzuar pozitën materiale të të dëmtuarit Kushtrim Musliu, gjatë periudhës kohore 2011 – 2015 i jep të dëmtuarit borxh shuma të ndryshme të parave dhe mjeteve motorike në të cilat shuma llogaritë dhe merr fajde, e cila fajde nga ana e tij në borxhin që ka marrë i dëmtuari llogaritet në shuma javore, mujore, të cilat shuma të fajdesë kanë kaluar disa herë shumën e parave të marra borxh e që në rastin konkret në shumën totale prej 19200 Euro që i dëmtuari Kushtrim e ka marrë borxh, i pandehuri ka llogaritë kamatë të ndryshueshme në vlerë prej 62100 Euro, të cilës shumë po ashtu duhet t’i shtohet edhe vlera e veturave Opel Corsa në vlerë prej 3300 Euro (viti 2012) dhe një Audi A6 (viti 2014) në vlerë prej 12500 Euro, ku përpos të gjitha këtyre që u cekën më lartë i pandehuri kërkon në emër të fajdesë edhe 8000 Euro i cili raport mes tyre ka mbetur i hapur.I pandehuri i dytë Rrahim Sallahu sipas prokurorisë po ashtu ka shfrytëzuar pozitën materiale të të dëmtuarit Kushtrim Musliu, gjatë periudhës kohore prej vitit 2012 e deri në ditën e arrestimit. Me ç’rast i ka dhënë po ashtu borxh të dëmtuarit shuma të ndryshme te parave dhe mjete motorike ne të cilat shuma ka llogaritur dhe marrë fajde, e cila fajde nga ana e tij në borxhin që ka marrë i dëmtuari është llogaritur në shuma javore, mujore, të cilat shuma të fajdesë kanë kaluar disa herë shumën e parave te marra borxh, kështu që në vitin 2012 i dëmtuari kërkon dhe merr 7000 Euro borxh i cili borxh pas 3 muajve në emër të fajdesë bëhet 10000 Euro, pastaj më vonë merr edhe shuma prej 4000 Euro për t’ia kthyer 4400 Euro për çka si garancion len veturën e tipit Golf 5 në vlerë prej 6500 Euro, pastaj në shkurt të vitit 2014 prapë i dëmtuari kërkon dhe merr borxh nga i pandehuri shumën prej 20 000 Euro, me kamatë mujore prej 5% në muaj e cila ka arritur shumen prej 44500 Euro, për çka afatin e kthimit e ka pas me 28 shkurt 2016, nga kjo shihet se i pandehuri ka llogaritur kamatë të ndryshueshme në vlerën siç u cekë më lartë.Fatlum Abazi po ashtu i ngarkuar me akuzën për fajde sipas prokurorisë gjithashtu ka shfrytëzuar pozitën materiale të të dëmtuarit Kushtrim Musliu, gjatë periudhës kohore 2011-2015, me ç’rast i ka dhënë borxh shuma të ndryshme të parave në të cilat shuma ka llogaritë dhe marrë fajde, e cila fajde nga ana e tij në borxhin që ka marrë i dëmtuari llogaritet në shuma joproporcionale, kështu që ne rastin e parë në vitin 2011 shuma prej 4000 Euro e pa kaluar tre muaj arrin shumën 7000 Euro , pas ca muajve të tjerë shuma prej 7000Euro e marrë hua për dy muaj arrinë 10000 Euro e për pesë muaj kjo fajde arrin në 24000 Euro, të gjitha këto shuma të parave të marra borxh – hua cilat i dëmtuari Kushtrimi i ka marrë nga i pandehuri Fatlum arrijnë shumën prej 37700 Euro, ndërsa është dashur që të paguaj 80350 Euro respektivisht shuma e fajdesë të cilēn i pandehuri e ka marrë për këtë periudhë kohore është 42650 Euro.Kurse sa i përket veprës së dytë penale – Fajdeja në bashkëkryerje – aktakuza lexon kësisoj: të pandehurit Enver Avdullahu dhe Bujar Avdullahu duke shfrytëzuar pozitën materiale të të dëmtuarit Kushtrim Musliu, paraprakisht ne bashkëkryerje merren vesh që të dëmtuarit ti japin borxh në baza javore respektivisht mujore, në atë mënyrë që në vitin 2013 i dëmtuari nga i pandehuri i dytë merr borxh 3000 Euro me kamatë dy javore 700 Euro e të cilin borxh në vlerë totale prej 3700 Euro duhet të i’a jep të pandehurit Enver Avdullahu, po ashtu në vitin 2015 i dëmtuari merr nië borxh nga i pandehuri Enver me kamatë javore prej 600 Euro, të cilën shumë i dëmtuari nuk arrinë ta paguaj, për çka i pandehuri Enver e obligon të dëmtuarin të këtë borxh në vlerë prej 2000 Euro tani e tutje të ia paguaj të pandehurit Bujar ku pas dy jave ky borxh arrin shumën prej 3200 Euro për çka i dëmtuari paguan një shumë prej 500 Euro, të pandehurit Bujar tek fontana në Ulpianë dhe pas pesë ditëve tek …….. në Vranjevc i’a jep edhe një veturë Opel Astra per vlerën prej 1000 Euro , po ashtu i pandehuri Bujari ia jep borxh në fund të huasë veturën Audi A8 të llogaritur në vlerën prej 14000 Euro dhe fajdeja pas dy jave arrin 3000 Euro pasi që i dëmtuari pat paguar nië vlerë prej 2500 Euro nga çka del se të pandehurit në bashkëkryerje për periudhën kohore 2014-2015 kanë marrë në emër të fajdesë nga i dëmtuari shumat prej 7700 Euro, ndërsa në vitin 2013 edhe 3300 Euro.

Gjithashtu lexoni:

Komandanti i KFOR-it: NATO-ja vazhdon të bashkëpunojë me të gjitha organizatat e sigurisë në Kosovë, në përputhje me mandatin e saj afatgjatë të OKB-së

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kosova News 05/09/2023 05/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla: Serbia vazhdon të mbetet si në kohën e Millosheviqit
22:51 -02/08/2026
Haxhiu: Dyshimet për një varrezë të dytë masive, rikujtim i rëndë i krimeve të kryera gjatë luftës dhe dëshmi se drejtësia ende nuk është përmbushur
22:23 -02/08/2026
Zbulohet një tjetër lokacion në Zubin-Potok ku dyshohet për mbetje mortore
21:18 -02/08/2026
Biserko: Zbulimi i varrezave të reja masive hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë për krimet në Kosovë
19:59 -02/08/2026
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, mohim i krimeve
19:54 -02/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?