KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Të burgosurit me probleme mendore dhe përdoruesit e substancave narkotike në pavijone të njëjta me të burgosurit e tjerë
Siguri

Të burgosurit me probleme mendore dhe përdoruesit e substancave narkotike në pavijone të njëjta me të burgosurit e tjerë

Kosova News
Kosova News 18:55 -13/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Vendosja e të burgosurve të kategorive të ndryshme në pavijone të njëjta të burgjeve të Kosovës është një prej problematikave që duhet adresuar me urgjencë, thonë përfaqësues të organizatave që merren me të drejtat e njeriut.

Një raport që ka publikuar Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) në fillim të këtij muaji, ka gjetur se të burgosurit me probleme të shëndetit mendor dhe përdoruesit e substancave narkotike vendosen dhe trajtohen në pavijone të njëjta me të burgosurit tjerë, përfshirë të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.

Ky akomodim, sipas QKRMT-së, paraqet “trajtim të padinjitetshëm”. Drejtoresha ekzekutive e kësaj organizate, Feride Rushiti, thotë se ai është në kundërshtim edhe me dispozitat ligjore në fuqi, sidomos për të paraburgosurit.

“Menaxhimi i këtyre kategorive të të burgosurve me të burgosurit tjerë është i vështirë edhe për stafin e qendrave korrektuese. Kjo përzierje e të burgosurve sjell shumë herë konflikte dhe dhunë mes të burgosurve”, thotë Rushiti.

Në shumicën e rasteve të dhunës mes të burgosurve, sipas gjetjeve të QKRMT-së, janë të përfshirë të burgosurit me probleme mendore dhe të burgosurit e varur nga substancat narkotike.

Sipas Rushitit, rastet e tilla evidentohen më shpesh në Qendrën Korrektuese në Dubravë, në Burgun e Sigurisë së Lartë, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dhe në atë të Gjilanit.

Për këtë situatë, vërejtjen e ka tërhequr edhe Avokati i Popullit në Kosovë, i cili ka kërkuar nga autoritetet përgjegjëse që ta adresojnë çështjen.

Sipas të dhënave të këtij institucioni për vitin 2022, në qendrat korrektuese dhe në ato të paraburgimit në Kosovë janë trajtuar 218 raste me çrregullime mendore dhe 226 me sëmundje kronike – prej tyre 50 persona kanë qenë mbi moshën 65-vjeçare dhe katër persona me nevoja të veçanta.

E njëjta problematikë është theksuar edhe në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut, të publikuar vitin e kaluar.

“Për shkak të mungesës së hapësirës, të burgosurit me çrregullime mendore akomodohen me popullatën e përgjithshme të burgjeve”, është thënë në pjesën për Kosovën të këtij raporti.

Qendër e veçantë për trajtimin e disa kategorive të të burgosurve

Ministria e Drejtësisë e Kosovës, qysh në vitin 2021, ka iniciuar procedurën për rregullimin e Pavijonit D të Qendrës Korrektuese në Dubravë, si objekt i veçantë për akomodimin dhe trajtimin e këtyre kategorive të të burgosurve.

Zëvendësi i drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, thotë se ky objekt do të vihet në funksion së shpejti, por nuk specifikon më shumë.

Ai nuk jep detaje as rreth kapaciteteve që do t’i ketë ky pavijon apo kushteve tjera përcjellëse.

Keqtrajtime të të burgosurve

Përveç problematikës së akomodimit, raporti i QKRMT-së veçon edhe “keqtrajtimin e të burgosurve” nga stafi i qendrave korrektuese.

Një i burgosur, sipas QKRMT-së, ka deklaruar se “zyrtarët korrektues e kanë goditur me shufra gome disa herë”, derisa “e kanë lëshuar këmbët dhe ka rënë përtokë”.

Për këtë gjetje, REL-i pyeti Dibranin, nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, i cili tha se, në momentin kur institucioni e ka marrë këtë informacion nga QKRMT-ja, ai ka vënë në funksion komisionet hetuese.

Sipas Dibranit, ekipet hetimore në këtë rast kanë konstatuar se përdorimi i forcës “ka qenë në proporcion me reagimin e të dënuarit”.

“Mjetet që janë theksuar se janë përdorur në këtë rast, si shufrat e gomës, ka vite që janë larguar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës”, thotë Dibrani.

Sipas tij, vërejtjet që bëjnë organizatat që merren me monitorimin e burgjeve – qoftë QKRMT-ja, Avokati i Popullit apo Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Kosovë – adresohen me kohë.

“Në asnjë rrethanë ne nuk i shohim si pengesë, por si partnerë strategjikë në krijimin e një klime të mirë brenda institucioneve korrektuese”, thotë Dibrani.

Shala: Pak përmirësime në Qendrat Korrektuese

Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Kosovë thotë se përmirësimi i të drejtave të njeriut në burgjet e Kosovës është duke ecur me hapa të vegjël.

“Ashtu siç i kemi kushtet e këqija në aspektin e respektimit të të drejtave të njeriut jashtë, ashtu janë edhe brenda burgjeve”, thotë drejtori i këtij këshilli, Behxhet Shala.

Një prej vërejtjeve kryesore të KMDLNJ-së, sipas tij, lidhet me motivimin e të burgosurve – ata nuk motivohen që me sjellje të mirë të mund të përfitojnë diçka.

“Nuk mund të kërkoni të ketë sjellje të mirë një i burgosur nëse nuk e motivoni”, thotë Shala për Radion Evropa e Lirë.

Sipas të dhënave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, në 11 qendrat e tij në Kosovë janë aktualisht mbi 1.800 persona – prej tyre, mbi 1.000 në vuajtje të dënimit, ndërsa pjesa tjetër të paraburgosur.

QKRMT-ja ka gjetur se në shumë prej tyre ka pasur, mes tjerash, edhe probleme me ngrohjen, ushqime me afat të skaduar dhe mungesa terapish. /REL/

 

Gjithashtu lexoni:

Vdes gruaja e lënduar rëndë në aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Sveçla pas arrestimeve për krime lufte: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë

Publikohen pamjet: Si u arrestuan të dyshuarit për Masakrën e Reçakut

Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari në Prizren

Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe

Kosova News 13/05/2023 13/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?