KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Taylor Swift bën historinë në Grammy, duke e fituar për herë të katërt çmimin
Kulturë

Taylor Swift bën historinë në Grammy, duke e fituar për herë të katërt çmimin

Kosova News
Kosova News 10:08 -05/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Taylor Swift ka shënuar një rekord të ri duke e fituar për herë të katërt çmimin Albumi i vitit në Grammy. Ajo fitoi me albumin e saj “Midnights”.

“Ky është momenti më i lumtur i jetës sime,” tha 34 vjeçarja gjatë fjalimit të saj në ceremoninë në Los Anxhelos.

Ajo tha se mënyra e votimit është reflektim direkt i fansave.

“Pra, dua të falënderoj fansat duke ju thënë një sekret që e kam mbajtur nga ju për dy vitet e fundit”, tha ajo derisa njoftoi se albumi i saj i ri “The Tortured Poets Department” do të dalë më 19 prill.

Taylor Swift u bë këngëtarja e parë që fitoi për herë të katërt këtë çmim.

Shfaqja u hap nga këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, ndër të tjera edhe me këngën e saj të re “Houdini”.

Momente me emocione në ceremoninë e 66-të u shfaqen kur Celine Dion u ngjit në skenë për të dorëzuar çmimin për albumin e vitit.

Kjo është paraqitja e parë në një ceremoni e këngëtares 55 vjeçare prej kur u diagnostikua me Sindormwn e personit të ngurtë.

“Kur ju them se jam shumë e lumtur që jam këtu, e them nga thellësia e zemrës…Me shumë kënaqësi do të prezantoj Grammy-n që më dhanë Diana Ross dhe Sting 27 vjet më parë, këtë për albumin më të mirë të vitit”, tha Celine Dion mes duartrokitjesh të mëdha.

Një nga çmimet më të mëdha të natës, regjistrimi i vitit, u nda për Miley Cyrus me këngën “Flowers”.

“Ky çmim është i mahnitshëm”, tha ajo në fjalën e saj.

Çmimi për artistin më të ri u nda për Victoria Monet, ndërkaq Billie Eilish fitoi këngën e vitit për shkrimin e kolonës zanore të filmit “Barbie”.

Karol G hyri në historinë e Grammy-t të dielën duke u bërë interpretuesja e parë femër që fitoi albumin më të mirë të muzikës urbane, për rekordin e saj të suksesshëm “Manana Sera Bonito”.

“Kjo është hera ime e parë në Grammy,” i tha ajo audiencës, në anglisht.

Killer Mike me “Michael” mori çmimin për albumin më të mirë Rap, “This is Why” nga Paramore mori çmimin për albumin më të mirë Rock, ndërsa Taylor Swift mori çmimin për albumin më të mirë Pop me “Midnights”.

Gjithashtu lexoni:

Kurti përkujton dy figura të mëdha të kulturës shqiptare

Mbyllet Panairi i Librit “Prishtina 2025”

Nata e dytë e Beerfest Kosova 2025 pritet të ndez atmosferën në Prishtinë

Nesër mbahet koncerti i Shkodrës Elektronike në Prishtinë, shënohet hapja e festivalit FemArt

Zëri i kulturës kosovare dëgjohet në botë, kori “Siparantum” renditet në Top-20 koret më të mirë të botës

Kosova News 05/02/2024 05/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Malisheva mëson kundërshtarin për Ligën e Konferencës
16:37 -17/06/2025
Siljanovska-Davkova: Aktualisht nuk ka asgjë më të rëndësishme se politika e zgjerimit të BE-së
16:32 -17/06/2025
Policia zhvillon fushatë vetëdijësuese kundër ngacmimit seksual në Mitrovicën e Veriut
16:17 -17/06/2025
Raportohet për mbi 450 të vrarë nga sulmet izraelite në Iran
15:58 -17/06/2025
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e tij
15:58 -17/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?