KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Taulant Xhaka: I sugjerova Granitit ta lëshojë ndeshjen me Serbinë
Sport

Taulant Xhaka: I sugjerova Granitit ta lëshojë ndeshjen me Serbinë

Kosova News
Kosova News 09:14 -10/10/2024
Shpërndaje
17.03.2022; Basel; Fussball UEFA Conference League - FC Basel - Olympique Marseille, Taulant Xhaka (Basel) (Claudio Thoma/freshfocus)
Shpërndaje

“Kam menduar se nuk mund të jetë e vërtetë”, thotë Taulant Xhaka për “Blick” për momentin kur Serbia e Zvicra ranë në të njëjtin grup në Ligën e Kombeve.

Vëllai i tij,  Granit Xhaka, është kapiten i Zvicrës dhe ka udhëhequr Përfaqësuesen në  dy fitoret madhështore ndaj Serbisë në dy Botërorët e fundit. Graniti për herë të parë luan ndaj Serbisë në Serbi.

Ndeshja Serbi – Zvicër zhvillohet të shtunën në qytetin e vogël Leskovc.

Taulanti ishte pjesë e Shqipërisë në ndeshjen e vitit 2014 ndaj Serbisë në Beograd. Ajo ndeshje ishte ndërprerë pasi lojtarët e Shqipërisë u sulmuan në fushë nga numër i madh i huliganëve serbë.

“E di shumë mirë se sa shumë presion dhe emocione duhet të përballosh në këtë ndeshje”, thotë ai.

Menjëherë pas shortit, Taulanti i sugjeroi Granitit që të mos paraqitej në ndeshjen në Serbi.

“I sugjerova Granitit të flasë me selektorin Murat Yakin dhe ndoshta ta lëshojë ndeshjen. Por ne të gjithë e njohim atë. Ai dëshiron të luajë secilën ndeshje për Zvicrën”, thotë Taulant Xhaka.

Ai ka thënë se Graniti duhet të qëndrojë i qetë, të luajë futboll, të fitojë dhe të injorojë provokimet.

“Nuk është e lehtë të mbash veten nën kontroll për 90 minuta kur gjërat bëhen emocionale sërish. Është e lehtë të thuhet, por në fund ka të bëjë me lojë futbolli dhe me fitore”, ka thënë mesfushori i Baselit.

Ish-sulmuesi i Zvicrës, Admir Mehmedi, ka thënë se pret ndeshje normale. Ai beson se të dyja palët kanë mësuar nga e kaluara.

Kapiteni i Grasshopperit dhe reprezentues i Shqipërisë, Amir Abrashi, thotë se nuk do të ketë urrejtje si në të kaluarën.

“Për më tepër vetëm Graniti është i përfshirë. Në dy duelet e fundit shumë gjëra kishin të bënin me Xherdan Shaqirin”, ka thënë Abrashi.

Shaqiri ka shënuar gola në të dy fitoret që i kushtuan Serbisë me eliminim nga Botërori. Ai i ka dhënë fund karrierës me Zvicrën. Në Përfaqësuesen helvetike është Andi Zeqiri, por nuk është prej lojtarëve të rëndësishëm.

Gazetari serb, Velko Ivanov, ka thënë se në Serbi e shohin Xhakën si provokues, duke parë sjelljet e tij në dy ndeshjet e kaluara me  Serbinë.

Xhaka pritet të fishkëllehet e të fyhet të shtunën në ndeshjen në Leskovc, që fillon në orën 20:45.

Gazetari Ivanov ka thënë se në Serbi e pranojnë që Xhaka është futbollist i shkëlqyer. Për këtë ka folur edhe selektori i Serbisë, Dragan Stojkoviq.

“Ai është lojtar i shkëlqyer që luan në nivelin më të lartë botëror për shumë vjet. E vlerësoj shumë lart”,  ka thënë Stojkoviq.

Vetëm 70 tifozë do ta përkrahin Zvicrën në ndeshjen e vështirë në Serbi. Në dispozicion ishin 300 bileta, por që nuk kishte interesim. Sipas gazetës “Blick”, kjo ndodhi për shkak të lidhjeve jo të mira me Leskovcin.

Gjithashtu lexoni:

I ofroi ryshfet policisë kufitare, arrestohet shtetasi serb

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt

Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës

Spanja zhgënjen në ndeshjen e parë, Cape Verde siguron pikën e parë historike

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Kosova News 10/10/2024 10/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Kushtetuesja shfuqizon aktgjykimin e Supremes për Koordinatorin Kombëtar të Krimit Ekonomik
14:30 -16/06/2026
Shtohen destinacione të reja nga Aeroporti i Prishtinës
13:54 -16/06/2026
Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë
13:52 -16/06/2026
IPK suspendon tre zyrtarë policorë në Prizren
13:50 -16/06/2026
BSPK kërkon të ndërpritet puna në ndërtimtari nga ora 11:00 deri në 17:00
13:27 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?