KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Talibanët arrestojnë dy gazetarë në Afganistan
Botë

Talibanët arrestojnë dy gazetarë në Afganistan

Kosova News
Kosova News 18:13 -14/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Autoritetet e talibanëve i kanë arrestuar dy gazetarë në jug të Afganistanit, ku është ndaluar që të transmetohet zëri i grave nëpër radio.Një burim, që ka kërkuar të jetë anonim, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se forcat talibane i kanë arrestuar gazetarët Attaullah Omar dhe Waheedur Rahman Afghanmal në provincën jugore Kandahar, më 13 gusht.Omar është korrespodent i Kandaharit për mediumin Tolo, ndërsa Afghanmal raporton për të përditshmen Etilat-e Roz.Arrestimi i tyre vjen pas arrestimit të pesë gazetarëve tjerë në pjesë të ndryshme të Afganistanit, vetëm brenda një muaji.Ndërkohë, Ministria e talibanëve për Informacion dhe Kulturë në provincat jugore të Helmandit, i ka urdhëruar radio-stacionet që të mos i transmetojnë zëra e grave, as nëpër reklama.

“Të gjitha radio stacionet në Helmand janë paralajmëruar që nëse transmetojnë zëra të grave, do të mbyllen dhe pronarët e tyre do të ndëshkohen”, ka thënë menaxheri i një stacioni.Komiteti për Mbrojtje të Gazetarëve u ka bërë thirrje talibanëve që të ndalin fushatën e tyre për shtypje ndaj shtypit.“Shtypja ndaj mediave është duke e izoluar Afganistanin nga pjesa tjetër e botës në një kohë kur shteti është duke u përballur me emergjencat më të mëdha humanitare”, ka thënë mes tjerash Komiteti.Pavarësisht premtimeve për shtyp të lirë, pas kthimit të talibanëve në pushtet dy vjet më parë, ata i kanë mbyllur radiot, televizionet dhe gazetat e pavarura.Qindra gazetarë kanë ikur nga shteti./REL

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

Kosova News 14/08/2023 14/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor
11:41 -14/07/2026
Kushtet në Pediatri, reagon PRAK-u, kërkon hetim transparent dhe mbrojtje të pacientëve
11:24 -14/07/2026
Guerot: Franca mbetet aleate e besueshme e Kosovës
11:04 -14/07/2026
Sonte gjysmëfinalja e Botërorit, Spanja apo Franca në finalen e madhe?
10:34 -14/07/2026
Tentim vrasja në Pejë: Zbulohet krejt çka gjeti Policia, kapen mbi 100 fishekë
10:07 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?