KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Talia e Flakës 2024”, mbrëmë solli “Grafitet” e Teatrit të Preshevës
Kulturë

“Talia e Flakës 2024”, mbrëmë solli “Grafitet” e Teatrit të Preshevës

Kosova News
Kosova News 09:12 -26/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Festivali i dramës “Talia e Flakës 2024”, në natën e tretë konkurruese, ka sjellur shfaqjen e teatrit të Preshevës “Grafitet”, me regjisor, Naser Shatrolli.

Bazuar në tekstin e autorit Mehmet Kraja, të shndërruar e vënë në skenë me kujdes nga Trupa Teatrale e Preshevës, para publikut është shpërfaqur konflikti dramatik në mes të rezistencës paqësore, rezistencës së armatosur dhe kolaboracionistëve të regjimit jugosllav, të periudhës së fundit të viteve 90-të, si dhe me përplasje të vazhdueshme para dhe gjatë luftës në Kosovë.

Autori përshkruan gjendjen reale përmes personazheve të tij në një pallat në kryeqytet, ndërsa vë në spikamë fatet komike e tragjike të pasojave të luftës, në periudhën e menjëhershme të pasluftës në Kosovë, saktësisht në kryeqytet – Prishtinë.

Shfaqja është produkt teatror bashkëkohor, i sendërtuar mbi logun e shenjave, figurave, simboleve dhe imazheve, të cilat përcaktojnë stilin, zhanrin, frymën dhe idenë brenda një norme të kuruar estetike.

Në shfaqje ka spikatur loja e aktorëve, Valon Nuhiu, Gjelbërim Emini, Gani Veseli e Artan Ibishi, sikurse edhe stili i regjisorit  Shatrolli dhe stafit përcjellës, me asistente në regji, Afeida Boriqi, skenografi të Flutura Dedinjes dhe muzikë të përzgjedhur nga Skënder Halimi.

Festivali i Dramës “Talia e Flakës”, vijon konkurrencën garuese me prezantimin e shfaqjes “Hana po fluturon”, prodhim i teatrit “Adriana” nga Ferizaji, për t’u pasuar me dy prezantime të më pastajme nga Prishtina: Shfaqjet “Arbri”, prodhim i teatrit “Oda” dhe “Club Albania”, e realizuar nga Teatri Kombëtar i Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Kurti përkujton dy figura të mëdha të kulturës shqiptare

Mbyllet Panairi i Librit “Prishtina 2025”

Nata e dytë e Beerfest Kosova 2025 pritet të ndez atmosferën në Prishtinë

Nesër mbahet koncerti i Shkodrës Elektronike në Prishtinë, shënohet hapja e festivalit FemArt

Zëri i kulturës kosovare dëgjohet në botë, kori “Siparantum” renditet në Top-20 koret më të mirë të botës

Kosova News 26/01/2024 26/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Malisheva mëson kundërshtarin për Ligën e Konferencës
16:37 -17/06/2025
Siljanovska-Davkova: Aktualisht nuk ka asgjë më të rëndësishme se politika e zgjerimit të BE-së
16:32 -17/06/2025
Policia zhvillon fushatë vetëdijësuese kundër ngacmimit seksual në Mitrovicën e Veriut
16:17 -17/06/2025
Raportohet për mbi 450 të vrarë nga sulmet izraelite në Iran
15:58 -17/06/2025
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e tij
15:58 -17/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?