Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari ka bërë të ditur se Agjencia e Metrologjisë që vepron në kuadër të MINT i ka emëruar dy trupa për vlerësim saktësisë së taksimetrave në Kosovë.
Ajo tha se kjo është bërë në përputhje me të gjitha rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe rekomandimeve tjera ndërkombëtare, të cilat kanë për qëllim që taksimetrat të jenë të saktë, të besueshëm dhe të sigurt për përdoruesit dhe klientët.
“Tashmë edhe Kosova, sipas legjislacionit në fuqi, ka emëruar këto trupa për të siguruar qytetarët e saj se shërbimet e taksive do të jenë të sakta sa ju takon tarifave të shërbimit që ata marrin”, ka thënë Hajdari.
Ajo theksoi se që nga viti 2007 Bashkimi Evropian ka dhënë rekomandime për standardizimin e taksimetrit në të gjithë vendet anëtare.



