Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, do të marrë pjesë në takimin që presidentja Osmani e ka ftuar për nesër në 12:00.
Kështu tha zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa.
“Po, merr pjesë”, tha ai shkurt.
Pjesëmarrjen deri tani e kanë konfirmuar Memli Krasniqi i PDK’së, Ramush Haradinaj i AAK’së dhe Fatmir Limaj i Nismës.


