Abelard Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, në fjalimin e tij në Kuvend të enjten, ka thënë se në dy vjetët e fundit jetesa është bërë e papërballueshme në Kosovë.
“Dy vitet e fundit kemi lexuar shifra tmerruese të largimit të qytetarëve nga Kosova. Gjatë 2021 sipas ASK-së janë larguar 42 mijë qytetarë ndërsa më 2022 vetëm me viza pune janë pajisur 42 mijë qytetarë. Dje lexuam edhe shifrat e frikshme të largimit të nxënësve nga vendi ynë. Çdo ditë lexojmë lajme për largim të mjekëve. Kostoja e jetesës në Kosovë është bërë e papërballueshme në dy vjetët e fundit. Këto shifra janë indikatorë se diçka nuk është në rregull me shtetin tonë dhe mënyrën se si po funksionon Qeveria.
Ai tha se i duhet bërë me dije kryeministrit se ka edhe çështje të tjera të cilave duhet t’u kushtojë rëndësi përveç dialogut.
“Më skandaloze bëhet kur lexohet një deklarate e kryeministrit për revistën franceze ‘Le Monde’ ku thotë se ‘disa po ikin por të tjerët do të kthehen’. Nuk mund të flasim me kaq papërgjegjësi karshi këtyre numrave alarmantë”, ka thënë Tahiri.


