KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Szunyog vlerëson Kosovën për të arriturat në sundimin e ligjit: Ka përparim, por presim më shumë muajve të ardhshëm
Politikë

Szunyog vlerëson Kosovën për të arriturat në sundimin e ligjit: Ka përparim, por presim më shumë muajve të ardhshëm

Kosova News
Kosova News 10:55 -16/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Shef i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, dhe zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, kanë marr pjesë në diskutimin me temën “Raporti i Zgjerimit: Çfarë ka në të për Kosovën?”, që të mërkurën është organizuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe Shtëpia e Evropës.

Szunyog në këtë diskutim ka theksuar se vlerësimi i përgjithshëm për raportin është se është më i mirë sesa vitin e kaluar.

Sipas tij për Kosovën është ë rëndësishme, që për dallim nga viti 2021, tani ka një koalicion qeveritar që ka shumicën në Kuvend

Ai ka folur edhe për fushat ku Kosova duhet të përqendrohet në të ardhmen.

- Reklamë -

Të parën që e ka përmendur ka qenë performanca e Kuvendit.

“Kemi pritur shumë më shumë përparim në aspektin legjislativ. Për fat të keq prapë shohim telashe që e pengojnë Kuvendin që të punojë me fuqi të plotë”, ka theksuar Szunyog.

Fusha e dytë, ku sipas tij Kosova duhet të shënojë përmirësime është energjia dhe mbrojtja e mjedisit.

“Kemi shpresuar që Strategjia për Energjinë të miratohet e zbatohet”, ka deklaruar Szunyog.

Ai ka vlerësuar se duhen përmirësime edhe në fushën e sundimit të ligjit. “

“Edhe sundimi i ligjit është një fushë që ka përparim por na duhet më shumë punë për të zbatuar kornizën ligjore … të kemi dënime për shumë raste që po vazhdojnë qe një kohë të gjatë. Presim rezultate të mira muajve të ardhshëm”, ka deklaruar Szunyog.

Zëvendëskryeministri, Bensik Bislimi, ka theksuar se për të është shumë e rëndësishme që këtë vit Kosova ka stabilitet politik.

“Mendoj që kruciale është aftësia e qeverisë që të mund të ndërhyjë më shpejt dhe në mënyrë të targetuar dhe për mua më e rëndësishmja që ka ndodh këtë vit është stabiliteti politik. Në qoftë se i shihmi prioritet e LVV – së e shihni se janë drejtësia dhe ekonomia”, është shprehur Bislimi.

Ai ka thënë se në këto dy fusha edhe raporti potencon të arriturat e Qeverisë.

“Rritja dyshifrore ekonomike në vitin e kaluar, formalizimi i ekonomisë ka qenë më i madhi në histori … kemi rritjen e eksportit. Kemi një performancë ekonomike e cila ka qenë jashtëzakonisht më e mirë në raport me pritjet që i kemi me situatën”, ka theksuar Bislimi.

Te fusha e drejtësisë ai ka thënë se mendon që për një vit është bërë më shumë se sa për një dekadë. “Duhet ta kuptojmë se sundimi i ligjit nuk mund të ndodh për një vit”, ka deklaruar Bislimi.

Sipas tij, në 12 muajt e ardhshëm Kosova, përveç energjisë, duhet të fokusohet në reformën e administratës publike.

“Përveç energjisë që është preokupim i tërë kontinentit, mendoj që në rastin e Kosovës është nevoja për përparim në reforma të administratës publike”, ka thënë Bislimi.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor

KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale

Haxhiu nga Tivati: Kosova në rrugën evropiane, kërkon avancim në proces

Kosova News 16/11/2022 16/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore
19:14 -05/06/2026
Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë
18:56 -05/06/2026
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane
18:49 -05/06/2026
Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike
18:43 -05/06/2026
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, diaspora nuk lejohet të votojë me dokumente të skaduara
18:39 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?