Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka publikuar listën e gjerë të futbollistëve të ftuar për kampionatin Evropian që këtë verë mbahet në Gjermani.
Një pjesë e vëmendjes së opinionit ishte tek futbollistët kosovar të cilët po e përfaqësojnë Shqipërinë.
Nga lista e publikuar nga braziliani, janë të ftuar Mirlind Dakun dhe Arbër Hoxha, ndërsa nuk është ftuar Arbnor Muja.