KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sylejman Selimi: Sa kam qenë komandant zone s’kam ditë se si ka qenë i organizuar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së
Siguri

Sylejman Selimi: Sa kam qenë komandant zone s’kam ditë se si ka qenë i organizuar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së

Kosova News
Kosova News 14:00 -12/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, për të tretën ditë e radhë, po vazhdon deshminë Sylejman Selimi, i cili është dëshmitari i 121-të në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Selimi të mërkurën deklaroi se sa ka qenë vetëm komandant zone, nuk ka ditur se si ka qenë i organizuar Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Nuk e kam ditë si ndodhi dhe si ka qenë i organizum Shtabi i Përgjithshëm”, tha Selimi duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Veselit, avokatit Rodney Dixon.

Kur u bë komandant i përgjithshem, Selimi pohoi se filloi të mësoi diçka më shumë rreth Shtabit dhe se kishte raste që personat herë shkonin në mbledhje e herë jo.

Ai u pajtua që ky ishte një organizim rastësor dhe se gjatë gjithë kohës nuk komunikohej me njëri-tjetrin.

Sylejman Selimi pohoi se nga G2-shi, Veseli kaloi në Shërbimin Informativ Civil në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës. U përgjigj me ‘e saktë’ kur u pyet se a quhej kjo strukturë SHIK (Shërbimi Informativ i Kosovës).

Veç kësaj, ai tha se gjatë luftës asnjëherë Kadri Veseli nuk ka qenë në ndonjërin prej takimeve ku ka marrë pjesë ai.

“Si komandant zone dhe si komandant i përgjithshëm kur kam qenë, nuk ka qenë asnjëherë në takime Kadri Veseli”, tha ai.

Selimi u pajtua me avokatin e Veselit që tashmë ta akuzuarin nuk e kishte thirrur apo nuk ka folur ndonjëherë me të ndërkohë që kishte mbledhje sa ishte vetë komandant i përgjithshëm i UÇK-së.

Ndryshe, seanca e sotme është shtyrë dy herë. Një herë ishte pkanifikuar për orën 10:00, pastaj u shty për në 12:00.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi/

Gjithashtu lexoni:

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Goditet nga një veturë në Durrës, 62 vjeçari nga Kosova vdes në spital

Rrëzohet vinçi, një person humb jetën dhe një tjetër lëndohet

Sulmi në “Ibër-Lepenc”, Ademi: Ekspertiza e ADN-së është kryer në Prishtinë, në Itali janë dërguar rezultatet për interpretim

Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës

Kosova News 12/02/2025 12/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë
21:29 -28/07/2026
Pacolli kërkon përgjegjësi nga Komuna e Prishtinës pas vdekjes së 26-vjeçarit nga rrëzimi i vinçit
20:27 -28/07/2026
Sveçla, pas vizitës në Zubin-Potok: Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit
20:21 -28/07/2026
Pas tragjedisë, Komuna e Prishtinës kërkon respektimin e masave të sigurisë
20:17 -28/07/2026
Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Zubin-Potok janë të njerëzve, puna do të vazhdojë
19:41 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?