Qeverisja komunale e Prishtinës me koalicionin LDK-PDK, duket se nuk brengosen për situatën politike të vendit dhe gjithë luftën që bën shteti serb kundër Republikës së Kosovës, raporton KosovaNews
Këtë e kam potencuar sot asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, i cili e ka quajtur edhe skandal atë që ka bërë qeverisja e Prishtinës këto ditë.
“Ndërkohë që në një pjesë të Kosovës, grupe të krimit të organizuar, të financuar e mbështetur nga Serbia, po e sfidojnë shtetin dhe po duan zhbërjen e tij, Komuna e Prishtinës po blen kontenierë nga Serbia. Paratë e qytetarëve të Prishtinës po shpenzohen për firma serbe”, ka ngritur shqetësimin e tij Sveçla.
Ai tha se Drejtoria e Shërbimeve Publike, që udhëhiqet nga PDK-ja, dhe Përparim Rama si kryetar i Prishtinës duhet dhënë sqarime për këtë skandal./KosovaNews


