Shefi i grupit të asamblistëve të LVV-së në Kuvendin e Prishtinës, Gëzim Sveçla ka reaguar ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama i cili tha se nënshkroi për marrëveshjen “Solar4Kosovo” prej 23.2 milionë euro me BERZh-in, shkruan KosovaNews.
Sveçla këtë e quan manipulim dhe tentim për përvetësim të meritave nga Rama pasi që marrëveshja për projektin në fjalë është bërë në dhjetor të vitit të kaluar dhe është nënshkruar nga Ministri i Financave dhe Transfereve Hekuran Murati.
“Projekti “Solar4Kosovo” është projekt i Qeverisë së Republikës së Kosovës, kurse përfitues janë qytetarët e Prishtinës”, shkroi Sveçla.


