KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sveçla: LDK-ja ka joshur asamblistët në Prishtinë për të votuar pro Planit Zhvillimor
Politikë

Sveçla: LDK-ja ka joshur asamblistët në Prishtinë për të votuar pro Planit Zhvillimor

Kosova News
Kosova News 19:04 -04/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefi i asamblistëve të Vetëvendosjes në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka thënë se ka pasur tendencë nga ekzekutivi në Komunë të Prishtinës që t’i joshë asamblistët e partive të tjera për të votuar pro Planit Zhvillimor të Prishtinës.

Sveçla ka thënë se ka pasur oferta për asamblistë të ndryshëm që të bëhen numrat e nevojshëm në mënyrë që ky plan të kalojë. 

“Ne jemi pro një plani zhvillimor që është në të mirën e qytetarëve, nuk i themi z.Rama orientoje zhvillimin e Prishtinës kah jugu apo perëndimi, vetëm bëje sipas ligjit. Jo në tendencë për ta kontrabanduar, jo në tendencë për të kapur asamblistë nga grupet e tjera, ka pasur tentativa të tilla, ka pasur joshje, ka pasur oferta për asamblistë të ndryshëm që të bëhen numrat në mënyrë që kjo të kalojë. Ka pasur edhe të partisë sonë, ka pasur edhe të subjekteve tjera”, ka thënë ai.

Sveçla ka shtuar se në draftin e propozuar partia në pushtet, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i ka gjetur 28 vërejtje, komente negative për të cilat e ka udhëzuar Komunën e Prishtinës që të njëjtat t’i revidojë dhe t’i bëjë në përputhje me ligjet ekzistuese, mirëpo sipas tij, Komuna e Prishtinës nuk e ka marrë asnjë veprim, nuk i ka përmirësuar ato të gjetura.

“Asamblistët e Kuvendit komunal fare nuk e kanë parë këtë dokumentin, të cilin e ka dërguar ministria në drejtim të Komunës së Prishtinës, ku flitet për vërejtjet që po i potencojmë. Është evidente që ndryshimet që janë bërë i shkojnë për shtati grupeve të caktuara, i shkojnë për shtati bizneseve të caktuara dhe nuk kanë të bëjnë me të mirën e përgjithshme, me interesin publik. Asnjëherë si asamble tash e këto tri vjet nuk jemi konsultuar, as nuk jemi pyetur e as nuk jemi njoftuar fare për ndryshimet”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se një kryetar apo subjekt politik nuk mund ta determinojë si të shkojë zhvillimi i qytetit. 
“Plani fillimisht e ka një bazë që është ndërtuar gjatë qeverisjes së kaluar, pjesa tjetër që ka ndryshuar e që edhe sipas ministrisë ka ndryshuar substancialisht, paraqet këto që i përmenda”, ka theksuar Sveçla.

Sipas tij, cilësia e jetës në Prishtinë sot është më e ulët se ç’ka qenë më 21 dhjetor 2021 kur Rama e ka marrë detyrën. 

“Kemi më shumë kolona, kemi sulme të qenve endacakë, kemi rënie të cilësisë së shërbimeve të ndërmarrjeve publike, kemi degradim të qytetit, ka ndërtime pa leje më shumë se asnjëherë më parë dhe nuk shoh diçka që do ta veçoja si gjë të qëlluar gjatë kësaj kohe. Premtimet kryesore të z.Rama, asnjë nuk janë realizuar”, është shprehur ai ne ktv.

Gjithashtu lexoni:

Sot përfundon afati i partive politike për deklarim të koalicioneve

Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen sot në Bruksel

Shoqata “Bizneset e Vogla” organizon protestë para Komunës së Prishtinës

Sot tentimi i 36-të për konstituimin e Kuvendit

Zgjedhjet lokale, KQZ: Votimi jashtë vendit do të realizohet përmes postës

Kosova News 04/07/2024 04/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
65%
1 km/h
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Sot përfundon afati i partive politike për deklarim të koalicioneve
09:58 -23/06/2025
Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen sot në Bruksel
09:34 -23/06/2025
Tragjedi në Ferizaj, vdes 3-vjeçari pasi u godit nga vetura në oborrin e shtëpisë
09:08 -23/06/2025
Shoqata “Bizneset e Vogla” organizon protestë para Komunës së Prishtinës
09:06 -23/06/2025
Sot tentimi i 36-të për konstituimin e Kuvendit
09:03 -23/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?