KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sveçla: Do të ketë libra për nxënësit – Por, botuesit duhet ta kenë të qartë se më nuk mund të fitojnë 500% në libra shkollor
Politikë

Sveçla: Do të ketë libra për nxënësit – Por, botuesit duhet ta kenë të qartë se më nuk mund të fitojnë 500% në libra shkollor

KosovaNewss
KosovaNewss 11:00 -22/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Synimi i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), që ta ndryshojë strategjinë dhe do të vendosë brenda pak ditëve për planin e ri për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit, ka nxitur reagime të shumta.

Opozita po e konsideron të papranuëshmë planin që paratë t’iu jepen direkt prindërve për blerjen e librave dhe po kërkojnë shkarkimin e ministres për këtë shkak. Por subjekti që qeverisë me vendin, ka arsyetuar se deri te ky plan kanë ardhur pasi disa shtëpi botuese po abuzojnë me çmime shumë të lartë të librave.

Lidhur me këtë temë ka reaguar edhe asamblisti i Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, i cili tha nuk duhet të ketë fare shqetësim pasi që nxënësit nuk do të mbesin pa libra.

“Kjo qeveri, për herë të parë në vendin tonë, përveç tjerash, jep edhe shtesa mujore po për këta nxënës (fëmijë). Nuk kursen për ta, përkundrazi. Natyrisht se do ta gjendet mënyra më e mirë dhe më e favorshme për t’ju siguruar edhe librat”, ka thënë ai.

Ai shtoi se do të ketë edhe libra, por edhe menaxhim efikas të buxhetit.

Kjo, sipas tij, përveç se e mundshme, është edhe e domosdoshme, ndërsa pohoi se tashmë është dëshmuar se kjo qeveri nuk funksionon me shantazhe e kërcnime.

“Shtëpitë botuese, disa prej tyre, duhet ta kenë të qartë se më nuk mund të fitojnë 500% në libra shkollor. Ka ikur ajo kohë, bashkë me pushtetet e kaluara”, ka theksuar Sveçla.

Tutje ai tha se brenda pak më shumë se 2 vite në qeverisje, tani erdhi radha të merren me këtë çështje dhe kështu me radhë do të vazhdohet edhe me të tjera.

“Për ditë nga pak, diku më herët e diku më vonë, çdokund, do të trajtohen e do të eliminohen, me aq sa ka mundësi e hapësirë, të gjitha format e keqmenaxhimit të parasë publike.  Nuk jemi të pagapushëm, por jemi në rrugë të drejtë. Nuk kemi pritë, e nuk presim, që rezistenca ndaj ndryshimit të jetë e lehtë, por jemi të përgatitur për shtigje të gjata. Sa më drejtë që ecim, aq më shumë do të ketë piskama”, ka shkruar në reagimin e tij asamblisti Sveçla.

LDK-ja kërkon dorëheqjen e ministres Nagavcit, nuk i pëlqen plani që t’iu jepen para prindërve të nxënësve për blerjen e librave
Tekstet shkollore për nxënësit, MASHTI e shqyrton mundësinë që paratë për blerje t’u dalin në llogari prindërve

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku pret ambasadorin gjerman: Vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional

Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë

KQZ tregon hapat e radhës: Ankesa, rezultate finale dhe rinumërim deri në 10% të vendvotimeve

Ganimete Musliu ka një lutje për Mulla Osmanin e VV-së

Kurti për zgjedhjen e presidentit: Ne do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën

KosovaNewss 22/08/2023 22/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku pret ambasadorin gjerman: Vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional
17:36 -16/06/2026
Numërimi i votave me postë drejt fundit, kjo parti vazhdon të prijë bindshëm
17:11 -16/06/2026
APK dërgon 7 kallëzime në Prokurori dhe 2 raste në ATK për dyshime tatimore
16:54 -16/06/2026
E moshuara në Prizren tenton vetëvrasjen, ndërhyjnë policia dhe zjarrfikësit
15:50 -16/06/2026
Gjykata në Ferizaj dënon me 1 vit burg të akuzuarin për kanosje
15:42 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?